Plani i Serbisë, përmes
Shqipërisë të anashkalohet Kosova
Serbia dëshiron që ta anashkalojë Kosovën në bashkëpunim rajonal, duke e zëvendësuar atë me Shqipërinë. Madje, kjo tendencë është vërejtur edhe gjatë nënshkrimit të Protokollit për Bashkëpunim në mes të Shqipërisë dhe Serbisë për autostradat dhe linjat hekurudhore.
Serbia dëshiron që ta anashkalojë Kosovën në bashkëpunim rajonal, duke e zëvendësuar atë me Shqipërinë.
Madje, kjo tendencë është vërejtur edhe gjatë nënshkrimit të Protokollit për Bashkëpunim në mes të Shqipërisë dhe Serbisë për autostradat dhe linjat hekurudhore.
Serbia po mundohet që përmes bashkëpunimit me Shqipërinë ta injorojë Kosovën.
Madje, Serbia dhe Shqipëria pa e marrë pëlqimin e Qeverisë së Kosovës kanë nënshkruar Protokoll Bashkëpunimi për autostradat dhe linjat hekurudhore që nisen nga Serbia dhe të cilat kalojnë nëpërmjet territorit të Kosovës për të dalë në Shqipëri.
Njohësit e rrethanave politike në rajon thonë se Kosova nuk mund të anashkalohet nga shtetet fqinje për çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën. Sipas tyre Shqipëria nuk duhet të bjerë në “grackën” e Serbisë për të injoruar Kosovën.
Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit të vendit, ka thënë për “Zërin” se parimisht kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa dhe Qeveria e Kosovës janë për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në Ballkan, duke mos e përjashtuar as Serbinë.
Madje, sipas tij, ky është një obligim i vendeve të rajonit karshi Bashkimit Evropian dhe Serbia nuk mund ta përmbushë këtë obligim duke e anashkaluar Kosovën dhe duke e kompensuar me Shqipërinë./zeri
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
50%
-
Jashtë
16.1%
-
Nuk lëviz
33.9%
Vota total: 186
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit
6 Gusht, 22:34
-
Vlerat ushqyese të frutave të pyllit
6 Gusht, 22:34
-
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara? Si u përgjigjen qytetarët në sondazhin e Shqiptarja.com
6 Gusht, 22:19
-
VIDEO/ Ilir Meta kërcen zbathur në natyrë ‘Vallen e Tropojës’
6 Gusht, 22:06
-
Dibër/ Zjarr i madh përfshin disa hektarë në Zerqan, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)
6 Gusht, 21:58
-
OBSH shpreh shqetësim për shkallën e ulët të vaksinimeve kundër koronavirusit
6 Gusht, 21:51
-
Farmacitë drejt monopolit
6 Gusht, 21:31
-
Fitoi zgjedhjet në Himarë, Vangjel Tavo mesazh falenderimi për votuesit dhe mbështetësit: Jeni shtysë për të shërbyer më shumë
6 Gusht, 21:22
-
Si lindi “lufta” midis Kate dhe Megan?
6 Gusht, 21:13
-
Rrahja e personazhit të Tik Tok-ut, policia në Kosovë shpall në kërkim Stresin
6 Gusht, 21:04
-
Ledri Vula në gjendje jo të mirë shëndetësore: Do kthehem së shpejti
6 Gusht, 20:56
-
Gjirokastër/ Fushat e fshatit Shtëpëz përfshihen nga flakët, në vendngjarje zjarrfikësit! U rrezikua një bujtinë
6 Gusht, 20:41