Plani Kombëtar i Pastrimit, ministrja Kumbaro publikon rezultatet: 126 mijë ton mbetje të pastruara nga territori

Plani Kombëtar i Pastrimit, ministrja Kumbaro publikon rezultatet: 126 mijë ton mbetje të pastruara nga territori

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro

Pas një viti nga nisja e Planit Kombëtar të Pastrimit, ministrja Mirela Kumbaro ka bërë publike rezultatet e këtij angazhimi të gjatë koordinuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, me mbështetjen e Prefektëve, forcave të ushtrisë, bashkive përkatëse, institucioneve lokale dhe komunitetit.

58,708 njerëz janë angazhuar në këtë plan për pastrimin e 1891 hotspoteve, që përkthehet në mbi 126 mijë ton mbetje të grumbulluara në 12 qarqet e vendit.

“Plani Kombëtar i Pastrimit lindi si domosdoshmëri e gjendjes në territor dhe sensibilizim për sjelljen tonë karshi mjedisit. Ndërsa sot ka rezultate të prekshme, me mbi 126 mijë ton mbetje të pastruara nga territori, 1891 hotspote të pastruara, përmes angazhimit të 58,708 njerëzve në të gjitha bashkitë e 12 qarqeve”, është shprehur Kumbaro.

“Angazhimi në Planin Kombëtar të Pastrimit ka qenë maksimal me pjesëmarrjen jo vetëm të atyre që e kanë detyrë funksionale procesin e pastrimit por edhe të administratës dhe organizimit të shkollave, si forma më e mirë e edukimit për të kuptuar se ku shkojnë mbetjet tona dhe ç’i bëjmë natyrës me papërgjegjshmërinë tonë”, është shprehur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Ministrja ka lajmëruar se ky plani që nisi nëntorin e kaluar, do të vijojë edhe përgjatë vitit 2023.

Plani i Pastrimit Kombëtar ka qenë një ndër angazhimet kryesore të këtij viti të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me qëllim menaxhimin e integruar të mbetjeve, së bashku me miratimin e ligjit për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, mbështetjen e katër bashkive bregdetare me dyfishim të forcave të pastrimit përgjate sezonit si edhe rehabilitimin e shumë vendepozitimeve në territor që ishin shndërruar në gangrena mjedisore si në raster e Skraparit, Gjirokastrës, Burrelit, Këlcyrës, Beratit, Devollit etj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/12/2022 23:53

    E frikshme te mendosh qe keto 126.000 ton jane vetem mbetje te hedhura kudo pa kujdes,nese e kuptova drejt!!

    Përgjigju
  • Edi: 03/12/2022 16:37

    Po dhe foltore ne pyll...? nuk fliste dot nga zyra ... apo ne kete menyre me foltore duket me serioze puna.,me vjen ne mendje si uturaku i e.hoxhes magjinoni sa shpenzime ka bere kjo zonja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë