Plani për të kursyer energjinë, Bashkia e Fierit e nis e para: Do ketë ulje të presionit të ujit gjatë natës

Bashkia e Fierit njofton se për të kursyer energjinë dhe për të mos rritur çmimin e ujit, Ujësjellës Kanlizime Fier do të vendos kufizim në furnizimin me ujë duke sqarua se ku kufizim do të jetë në uljen e presionit të ujit dhe jo në ndërprerjen e tij. Fillimisht në faqen e saj zyrtare në facebook, Bashkia e Fierit njofton se për të kursyer energjinë dhe për të mos rritur çmimin e ujit, Ujësjellës Kanlizime Fier do të vendos kufizim në furnizimin me ujë.

Sipas bashkisë Fier ky është një plan i mirëmenduar, ndërsa Fieri ka furnizim me ujë 24 orë.

"Jemi duke përjetuar një situatë të vështirë energjetike, e cila ka përfshirë të gjithë rajonin. Kjo situatë na prek të gjithëve. Secili prej nesh duhet të limitojë konsumin e energjisë në punë e familje, pasi çdo kë i kursyer vlen në këtë kohë. Për ketë arsye edhe Ujësjellës Kanalizime Fier, në bazë të një plani të mirëmenduar dhe të mirëstudiuar, për të kursyer energji, por edhe për të mos rritur çmimin e ujit si efekt të krizës energjitike do të nisë aplikimin e kufizimit e furnizimit me ujë deri në përmirësimin e situatës. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj, gjithashtu edhe që kjo situatë të kalojë sa më shpejt", shkruhet në njoftimin e bashkisë.

I gjendur para një njoftimi që hasi pakënaqësi te qytetarët, Bashkia Fier u detyrua të reagojë sërish duke sqaruar se kufizimi  ka të bëjë me uljen e presionit të ujit dhe jo me ndërprerjen e tij dhe kjo do të bëhet gjatë natës.

"Saktësojmë se:  Kufizimi ka të bëjë me uljen e presionit të ujit dhe jo me ndërprerjen e tij. Ky kufizim do të jetë gjatë orëve të natës 24:00 - 05:00, kur ndikimi i këtij kufizimi do të jetë gati i papërfillshëm për abonentët, por i ndikueshëm në kursimin e Energjisë që harxhojnë pompat furnizuese të qytetit.", thuhet në njoftimin shtesë të bashkisë

Kryeministri Edi Rama tha sot se qeveria po përgatit planin për kursimin e energjisë dhe të naftës, ndërsa një nga pikat që po mendohet është edhe shpalljen e ditëve pa makina. Por për Armand Subashin kursimi duhet të fillojë nga uji, që është jetik për njerëzimin.

I.K/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genci: 18/03/2022 14:37

    Si mund te kufizosh ujin si ne kohen e diktatures ? Po faturat nderkohe do paguhen me kufizime ? Apo kjo svlen per popullin, njesoj do paguajne ?! E bukura eshte se nuk eshte as uje i pijshem. Ku ka ardhur puna .....

    Përgjigju
    • Lui: 18/03/2022 19:43

      O Genci, faturat paguhen ne baze te asaj qe konsumon. Apo vazhdon akoma me aforfe ti?! Pastaj mua me duket fare normale te ulet presioni gjate oreve te nates. Sepse llogjikisht 90% e popullsise fle dhe per ata 10% mjafton me presion te ulet gjithesesi. Biles kjo duhet te jete ne cdo kohe, jo vetem ne kohe krizash apo lufte. Ne nuk kemi mega qytete qe jane njelloj si diten ashtu dhe naten si psh New York Londer, Paris Stamboll. Ne dhe ne Tirane qe eshte fshati me i madh i Shqiperise, pothuaj te gjithe flene gjate nates. 80-90% e popullsise i ke ne gjume nga ora 00 deri ne 6

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë