Rama shpërndan lajmin: Bota mund të përballet me “shock”-un më të madh të mungesës së naftës

Rama shpërndan lajmin: Bota mund të përballet me “shock”-un më të madh të mungesës së naftës

‘Bota mund të përballet me shock-un më të madh të mungesës së naftës prej dekadash.’ Është ky lajmi më i fundit i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, e cila ka shpalosur një plan të sajin me 10 pika për kursime. Kryeministri Edi Rama, teksa ka shpërndarë lajmin, thotë se ai vetë duke u bazuar mbi informacione dhe analiza serioze, paralajmëroi sse rritja e menjëhershme e çmimit të naftës është shenja e keqe e mundësisë që së shpejti mungesa e naftës. Rama thotë se qeveria po përgatit planin për kursimin e energjisë dhe të naftës, ndërsa një nga pikat që po mendohet është edhe shpalljen e ditëve pa makina.

‘Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se bazuar te lajmet e fundit nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, bota mund të përballet me shock-un më të madh të mungesës së naftës prej dekadash. Kur bazuar mbi informacione e analiza serioze, unë thashë para ca muajsh duhet vullnet i fortë dhe durim se ka nisur një krizë energjitike e paprecedentë, m'u hodhën në fyt sepse kriza nuk ekzistonte po jam unë që nuk di të qeveris pa kriza! Njëjtë kur thashë para ca ditësh, po mbi informacione e analiza serioze, se rritja e menjëhershme e çmimit të naftës është shenja e keqe e mundësisë që së shpejti mungesa e naftës të jetë problemi i madh, m'u hodhën në fyt sepse doja të trembja miletin se s'doja të hiqja taksat e naftës!

Po tani që çmimet e naftës në Europë janë mbi tonat e që rritja e tyre krahasuar me këtu është goxha më e madhe me ku ishin çmimet, si shpjegohet? Ja si shpjegohet nga ky lajm i orës së fundit: Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë lajmëron se bota mund të përballet me shock-un më të madh të mungesës së naftës prej dekadash dhe sapo ka shpalosur një plan të sajin me 10 pika për kursime! Shyqyr se po ta kishim nisur ne me fjala vjen ditët pa makina siç e kishim në një nga pikat e planit tonë ende të pashpallur, të kursimeve të energjisë e të naftës, do të na ishin hedhur në fyt se e bënim për të sabotuar protestat e turpit!’- shkruan Rama.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • katunari: 18/03/2022 17:37

    would health organisations covid-19 update. Same bullshit same lies keep it coming people will not fall on the hands of idiots.

    Përgjigju
  • Arbërori: 18/03/2022 17:00

    Agjentët Rus në veprim…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë