Planifikoi masakrën në 'El Clasico', terroristi dënohet me tre vite burg

Planifikoi masakrën në 'El Clasico', terroristi dënohet me tre vite burg

Foto ilustruese

Në prill të 2020 sfida 'El Clasico' mes Barcelonës dhe Real Madrid në Camp Nou u shty për shkak të pandemisë së Covid-19. Vendimi duket se ka shpëtuar shumë jetë, nga një plan terrorist i thurur prej Mohammed Yassin Amrani. Pjesë e ISIS, personi në fjalë u përgjua të thurte planin për të dërguar disa dronë me eksploziv mbi Camp Nou, duke i lëshuar më pas te futbollistët dhe te tifozët.

I radikalizuar gjatë pandemisë për shkak të masave, autoritetet paraqitën fakte konkrete për të si prova të pakundërshtueshme. Tre vite u dënua terroristi, i cili ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me ISIS. Ai po mësonte  si të pilotonte një dron për të kryer një sulm me eksploziv, megjithëse konsiderohej e mundur që në vend të kësaj ai të sulmonte njerëzit thjesht duke shkuar në rrugë dhe gjuajtur rastësisht të pafajshëm me thikë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja