SHBA - Një burrë kishte planifikuar rrëmbimin e tij përpara gruas në mënyrë që ai të mund të dilte në mbrëmje me shokët e tij.
Dy burra të maskuar u futën në shtëpinë e tij në Teksas dhe e tërhoqën zvarrë. Gruaja që pa të gjithë ngjarjen të ndodhte përpara syve të saj, u tmerrua dhe lajmëroi menjëherë policinë.
Ajo i përshkroi policisë të gjitha detajet dhe skenën e rrëmbimit. Mirëpo, ditën e nesërme, pas 5 orësh 34-vjeçari u kthye në shtëpi dhe tha se rrëmbyesit e lanë të lirë që të largohej.
Kjo deklaratë e tij nuk u duk shumë e besueshme për policinë, e cila filloi të hetonte. Pas dyshimeve të forta të policisë, burri pranoi se e kishte trilluar rrëmbimin e tij, sepse donte të dilte një darkë me miqtë e tij pa gruan.
Policia pohoi se e vlerësuan maksimalisht situatën e rrëmbimit, duke u bazuar tek deklarata e gruas së tij.
Një oficer policie tha: Nuk mendoj se gruaja e tij e vlerëson faktin se deri në orën 4 ose 5 të mëngjesit po merrej në pyetje nga oficerët e policisë, ndërsa burri i saj ishte jashtë duke bërë kush e di se çfarë dhe me cilët persona.
“Ai do të ketë shumë përgjigje për të dhënë”, tha sherifi Trevino.
34-vjeçari që trilloi rrëmbimin u lirua me kusht për shumën prej 5 mijë dollarë.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com