Planifikuan vjedhje me armë në Lushnjë, arrestohet shoferi i makinës në Elbasan! Në kërkim 2 të tjerët, rrezikuan jetën e policisë kur ia mbathën

Planifikuan vjedhje me armë në Lushnjë, arrestohet shoferi i makinës në Elbasan! Në kërkim 2 të tjerët, rrezikuan jetën e policisë kur ia mbathën

Foto ilustruese

Pas tentativës për grabitje me armë në Lushnje ditën e djeshme, është arrestuar 66-vjeçari Bukurosh Mukja. Ai bashkë me 2 të tjerë, Renato Çala e Florenc Tatoshi të cilët mbeten në kërkim kishin planifikuar vjedhje me armë në Lushnjë.

Të tre kur janë lokalizuar nga punonjësit e Policisë, nuk i janë bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por janë larguar me shpejtësi me një automjet tip “Benz” me targa të falsifikuara, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në operacion.

66-vjecari që po drejtonte automjetin u kap në lagjen ‘Kala’ të qytetit Elbasan pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Parandalimi", për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve".

Vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 2 autorëve të tjerë të shpallur në kërkim.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur! I shpërndau videon në rrjete sociale

I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur! I shpërndau videon në rrjete sociale