Planifikuan grusht shteti, Shefi i inteligjencës gjermane: Ekstremistët e arrestuar kishin armë dhe plane konkrete

Planifikuan grusht shteti, Shefi i inteligjencës gjermane: Ekstremistët e arrestuar kishin armë dhe plane konkrete

Foto nga kontrollet e policisë gjermane (Burimi i fotos: BILD)

Grupi i ekstremistëve të djathtë dhe ish-eprorët ushtarakë të cilët kishin planifikuar grusht shteti në Gjermani, ishin furnizuar me armë dhe kishin plane konkrete, ka thënë shefi i inteligjencës gjermane, Thomas Haldenwang, raportojnë mediat e huaja.

"Grupi në fjalë kishte rrjet të madh në mbarë vendin, kishin plane precize, ishin të gatshëm të përdornin dhunë, madje në axhendën e tyre përshihej edhe vrasja e njerëzve", deklaroi Haldenwang për televizionin publik ZDF të mërkurën në mbrëmje.

Ai tha se grupi ishte nën vëzhgim nga agjencitë e sigurisë gjatë muajve të fundit, kurse autoritetet vendosën të ndërmerrnin një operacion antiterrorist pasi u bë e qartë se grupi kishte plane konkrete për të përmbysur qeverinë me mjete të dhunshme.

Policia gjermane arrestoi më shumë se 20 persona të mërkurën në një nga operacionet më të mëdha antiterroriste në historinë e vendit dhe bastisi 150 prona në 11 shtete.

Sipas prokurorëve, grupi terrorist i ekstremit të djathtë kishte plane për të krijuar kaos në të gjithë vendin dhe për të pushtuar parlamentin gjerman me dhunë dhe mjete ushtarake me synimin për të përmbysur sistemin demokratik dhe kushtetues të Gjermanisë.

Shumica e të dyshuarve ishin pasues të lëvizjes së ekstremit të djathtë Reichsburger (Qytetarët e Rajhut), e cila kundërshton legjitimitetin e Republikës Federale të Gjermanisë dhe besojnë se vendi drejtohet nga anëtarët e të ashtuquajturit "shtet i thellë".

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve