Planifikuesi urban në Kaliforni ​për
Report Tv:Rrugët duhen rregulluar

Planifikuesi urban në Kaliforni ​për<br />Report Tv:Rrugët duhen rregulluar<br>
Planifikimi urban është konsideruar si një mjet efikas për të orientuar zhvillimin në interes të mirëqënies së përbashkët. Në këto 27 vite tranzicion ne jemi dëshmitar të ndërtimit dhe të rritjes së qyteteve. Për këto çështje ndodhet në Shqipëri Profesor Roger Caves nga Universiteti i San Diegos nga Kalifornia, specialist i planifikimit urban, me të cilin bisedoi gazetarja e Report TV Rashela Shehu.

 Intervista e plotë:

1. Profesor Caves, ju keni qëndruar disa ditë në Shqipëri. Cila është përshtypja juaj për qytetet, Tiranë, Vlorë?

Unë po qëndroj këtu prej 5 ditësh dhe do te largohem nesër në mëngjes. Më së shumti kam udhëtuar me makinë, por kur më është krijuar mundesia kam lëvizur në këmbë nëpër disa nga rrugët e qytetit. Përshtypjet e para më janë krijuar prej trafikut, kushteve të transportit. Rrugët kanë nevojë për rregullime të mëtejshme, sidomos madhësia dhe gjerësia e tyre, shikoja makina te parkuara ne te dyja anet e rruges, njerëz që kalonin rrugën dhe kuptoja që përbënin problem per trafikun. Gjatë udhëtimit për në Vlorë rruga ishte relativisht e mirë, por sapo futeshe në brendesi të qytetit rrugët ngushtoheshin dhe kishte probleme të trafikut.

2. Ju keni udhëtuar në shumë vende në Europë dhe jashtë saj. Si ndryshon organizimi i qyteteve në Europë nga ai në SHBA?

Organizimi është i ndryshëm sipas shteteve. Në USA qytetet organizohen nga qeveritë përkatese,varet nga kryetarët e bashkive nëse janë të fuqishem apo jo në vendimarrjet e tyre. Departamentet janë të organizuara në forma te ndryshme. Një qytet mund të ketë një departament planifikimi, një qytet tjetër jo apo një tjeter qytet mund te kete nje komunitet zhvillimi që e perfshin edhe planifikimin.

3. Cili është për ju qyteti më smart që keni vizituar?!

Kjo është një pyetje e vështirë pasi cdo qytet eshte unik dhe kane pika te ndryshme në kohë dhe revolucion zhvillimi.Qytetet më smart qe kam vizituar së fundmi kanë qenë ,Helsinki, Stolkholmi,Kopenhageni, të cilat kanë kompani me teknologji shumë të zhvilluar,teknologji prej së cilës perfitojnë dhe e perdornin shume mirë në hapesirat e tyre, e perdornin ne forme shume te shpejte. Një nga gjërat që më duket shumë interesante është kur sheh qytete qe perpiqen te krahasohen me qytete te tjera. Nëse do e krahasonit qytetin tuaj me nje qytet tjeter, duhet të jeni të sigurtë që po e krahasoni me nje qytet te krahasueshëm. Sigurisht qe mund te filloni te jeni nje qytet smart, por kjo nuk mund te ndodhi në menyrë të shpejtë, nuk mund të thoni qe do jemi qytet si Helsinki brenda 3 viteve, pasi jane disa faktore te ndryshem qe ndikojne si lokal,ekonomik etj.

4. Si zhvillohen qytetet në SHBA? Dmth, cili është roli i komuniteteve, i qeverisë qendrore, asaj vendore, etj?

Më lejoni që tju sjell shembullin e Kalifornisë. Në Kaliforni qeveria na lejon që ne krijojmë qytetet, por që ta bëjmë këtë duhet të ndjekim disa udhëzime që qeveria na i jep, për sa i perket hapësirave publike,tranportit,zhurmave,ndërtimit të zonave industriale larg zonave te banura. Për disa qytete është e rëndesishme agrikultura pasi në agrikulture e kane te mbeshtetur zhvillimin e tyre, dhe qeveria na mundeson politikat, punësimin, fondet.

5. Që nga rënia e komunizmit, Shqipëria është përballur me problemin e ndërtimeve pa leje dhe vitet e fundit po kryhet legalizimi i tyre. Si disiplinohen shkeljet në SHBA

Ndertesat ilegale, kam përshtypjen që kjo pyetje zë vend kudo, nuk ka rëndësi nëse jemi në USA apo në Shqiperi, do të ketë ndertesa ilegale kudo diku. Në USA nëse ndërtohet ilegalisht shpesh herë raportohet nga vetë fqinjet, pasi ato do te ankohen.Ne qytetin tim ndodhet nje njesi e cila merret me kontrollin e territorit per ndertimet qe mund te kryhen pa leje dhe gjithashtu merren dhe me hapat pasardhes pasi i identifikojne. Shumë qytete mund te funksionojnë në forma të ndryshme, por cdo qytet ka nevojë për nje njesi qe te dali ne terren dhe te jete ne mbikqyrje te qytetit.

6. Çfarë do t’i rekomandonit bashkisë dhe qyetetarëve të Tiranës për ta bërë qytetin e tyre një qytet të mencur dhe për të përfshirë sa më shumë teknologjinë?

Mendoj qe gjeja e pare qe ju duhet te beni eshte nje diskutim, me njerez te ndryshim,jo vetem me njerez te politikes, jo vetem me njerez te fushes se ekonomise,ose me njerez te fushes se edukimit,por me te gjithe,nga cdo shtrese e shoqerise,sepse ajo cka ne duam mund te jete e ndryshme nga ajo cka ti do, ne termat e te qenurit nje qytet smart,si psh per teknologji informacioni per shkollat,teknologji informacioni per pune,per qellime mjeksore. Ne te shumten e rasteve njerzit e duan nje qytet smart,por ata nuk dine nga tja nisin per kete, kshq keshilla ime eshte te mblidhni nje grup njerzish dhe ti pyesni per nevojat e tyre.

7. A është Tirana pjesë e qyteteve “smart”?

Duhet të fillojë të jetë. Nuk jam i sigurte nëse e kam pare gjithë informacionin e nevojshëm, por është nga ato gjera qe nese nje ide fillon dhe une ju them gjithmone njerzve te kene nje ide, nje vizion se si ajo cka ju pelqen do te ishte.Vizioni eshte një gjë, por nëse nuk do të zbatohej ai vizion, që të vihej në jete, atëhere nuk quheni një qytet smart, por nje qytet që shpreson të behet smart. Ajo qe une keshilloj eshte te mblidhni njerezit,të mblidhni dhe te pyesni njerez të ndryshëm,e veccanërisht rininë,pasi ajo është e ardhmja.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë