Debati për rikthimin e Lulzim Bashës në politikën aktive në Partinë Demokratike, solli përplasje të ashpra në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv.

Ish-deputeti Agzan Haklaj është përplasur verbalisht me ish-deputetin Arben Skëndëri.

Skënderi: Pse duhet me qenë nga Tropoja me fol për PD-në. Unë kam qenë kotributor për PD-në. Kujt i flet kështu ti.

Haklaj: S’më tregon ti mua se kush jam unë! Ti je legen e stërlegen.

Skënderi: Legen je vetë!

Haklaj: Ti je legen super legen, maskara zagar e pis!

U desh ndërhyrja e moderatorit që situata mes dy panelistëve të qetësohet!