Plas hapur sherri/ Ilda i 'përvishet' Shakos: Nga puna të heqin pronarët, jo komentatorët (FOTO)

Plas hapur sherri/ Ilda i 'përvishet' Shakos: Nga puna të heqin pronarët, jo komentatorët (FOTO)

Sherri mes Ilda Bejlerit dhe Dritan Shakohoxhës tashmë është i konfirmuar, kjo nisur nga deklaratat që kanë bërë lidhur me largimin e moderatores pas 11 viteve në "Digitalb".

“Mbase nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë unë, por unë jam trajner përveçse brigadier dhe në periudhën e verës e rikompozojmë skuadrën. Në gjithë këto vite kanë hyrë dhe kanë dalë nga kjo skuadër shumë personazhe dhe ata që kanë ikur, kanë vazhduar karrierën e tyre diku tjetër. Për femrat është pak më e lirshme, jo detyrimisht do ta bëjnë këtë karrierë në sport. Mund të shkojnë të bëjnë dhe një program tjetër. Unë e kam marrë në fillim në televizion Ildën, bashkë me djemtë e stafit dhe ne vendosëm që ajo të shihte dhe opsione të tjera, në një kanal tjetër. Ka bërë karrierë shumë të mirë te ne, do bëjë karrierë shumë të mirë në një vend tjetër. E përjetoi me emocion largimin nga Digitalb por ne kemi qenë ata që i kemi dhënë mundësinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste”, tha Shakohoxha në "Pushime on Top".

Por i menjëherëshëm nga qenë reagimi i Ilda Bejlerit, një reagim shumë i ashpër dhe mbi të gjitha fyes.

"Nga puna të marrin dhe të heqin pronarët, jo komentatorët e ndeshjeve", shkruan Ilda në një postim në story.

Postimi i Ilda Bejlerit në story

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zharra: 06/08/2019 10:50

    Ne rradhe te pare,Jo Ilda por askush nuk e ka me tapi vendin e punes ne nje institucion,as SHAKO,ta flej mendjen per kete sepse nuk jane pronare por kalimtare,japin kontributin e tyre dhe paguhen per ate cfare japin, (se ndoshta ndonje jep dhe pak me shume kontribut,atere e mbajne ne pellembe te ....) nejse, Ilda e dashur mir te ka thene Shako,do shkosh diku tjeter,nese do shkosh,e te shohim sa te vlen “profesionalizmi” duhen kellqe per te mbajtur ne vend pune dhe jo vetem B*the. Sa per Shakon, te rrij urte te serviloset zyrave lart e posht e te uli koken ne lume te punoj e te ler llafet,GORE BURRE. Kalofshi mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Gruaja i vendos flakën gomave të makinës pranë ish-fabrikës së Sodës, tymi i zi mbulon zonën

Vlorë/ Gruaja i vendos flakën gomave të makinës pranë ish-fabrikës së Sodës, tymi i zi mbulon zonën