Një konflikt i dhunshëm brenda një lokali në Burrel ka përfunduar me një person të plagosur dhe dy të shpallur në kërkim. Sherri ndodhi në qytet, ku situata degradoi në dhunë fizike. Në konflikt u përfshinë personat me inicialet P.P., 28 vjeç dhe E.Z., 34 vjeç, të dy banues në Durrës që kanë goditur me sende të forta 34-vjeçarin me inicialet A.K., duke i shkaktuar dëmtime trupore. Pas sherrit, dy të rinjtë janë larguar nga vendngjarja.
Njoftimi i plotë i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve P.P., 28 vjeç; E.Z., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Burrelit, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta shetasin A.K., 34 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore. Po punohet për kapjen e tyre. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme"
Komente











