Elvana Gjata është një nga këngëtaret më të preferuara të trevave shqiptare. Ajo po mban koncerte të ndryshme në qytetet e Kosovës dhe së fundmi ka qenë në Pejë.

Mirëpo në koncert ka ndodhur një situatë e pakëndshme ku truprojat e clubit përkatës kanë dhunuar me grushte një fans. Pamjet janë xhiruar nga një person që ka qenë i pranishëm në koncert dhe ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.