Reperi Noizy është sulmuar gjatë një koncerti në Zvicër, teksa po performonte në një klub nate. Në disa video që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet përplasja e madhe fizike. Në një moment reperi goditet me grusht dhe bie direkt në tokë.

Në atë moment ndërhyjnë truprojat e tij për t’i ardhur në ndihmë duke goditur me grushte palën grupin që u hodh të sulmonte Noizyn.

Nuk dihet ende se kush kanë qenë ata që e kanë provokuar dhe kanë dashur të dhunojnë këngëtarin.

Në një reagim në mediat sociale Noizy shprehet se personat me të cilët u konfliktua ishin nën efektin e alkoolit. Më pas ai thekson se çdo gjë është në rregull.

;

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:54
VIDEO/ ‘Ishin pijanecë’, Noizy reagon pasi u godit me grusht gjatë koncertit në Zvicër

 

Reperi i Noizy ka reaguar pas sherrit që ka ndodhur mbrëmë gjatë një koncerti që ndodhi në Zvicër.

Noziy shprehet se personat me të cilët u konfliktua ishin nën efektin e alkoolit. Më pas ai thekson se çdo gjë është në rregull.

“Për të gjithë ju që jeni interesuar, s’ka ndodhur asgjë. Ishin vetëm disa pijanecë që nuk kontrollojnë dot pijen. Jemi të gjithë mirë, çdo gjë është në rregull”, tha Noizy.