Plas te Partizani, Moxhi-lojtarëve:
Nëse jeni burra, më thoni çfarë keni

Plas te Partizani, Moxhi-lojtarëve:<br />Nëse jeni burra, më thoni çfarë keni
Partizani është fundosur pas humbjes në Korçë duke ngritur dyshime të forta për vijimin e punës nga kupola drejtuese italiane me Luciano Moxhin në krye.
 
Presidenti Gaz Demi i besoi projektin për ndërtimin e Partizanit të madh, por ajo që po ndodh ka shtangur të kuqtë.
 
Humbja përballë Skënderbeut ka nervozuar Moxhin dhe trajnerin Iuliano, të cilët kanë zhvilluar një mbledhje me tone të forta me lojtarët.
 
“Nëse jeni burra, ma thoni se cili është problemi që keni me punën time. E them këtë, pasi në fushën e lojës nuk pashë burra të vërtetë.
 
Ndaj po jua përsëris, nëse jeni burra ma thoni tani çfarë nuk shkon në marrëdhënien tonë te Partizani!”. Kështu u është drejtuar Luçiano Moxhi lojtarëve të Partizanit, sipas Panorama Sport. Ndërsa Mark Iuliano  ka deklaruar se largohet nëse ekipi nuk do që të punojë me të.
 
“Nëse nuk doni të punojmë bashkë, unë largohem që tani. Por, dua që të ma thoni këtë gjë, në mënyrë që edhe unë ta kem të qartë arsyen e ikjes.
 
Ju jeni ata që luani në fushë dhe mbani përgjegjësitë për paraqitjen dhe jo unë. Largohem vetëm nëse ju nuk doni të punoni me mua, por është mirë që të ma thoni që tani”.
 
Partizani pas tre javësh ndodhet në vendin e fundit me një pikë dhe me asnjë gol të shënuar. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool