Në një ngjarje aspak e këndshme ka tronditur qytetin e Marmarisit në Turqi, ku pas një diskutimi me tone të larta midis një burri dhe një gruaje të ulur në plazhin publik ngjarja ka degraduar në përplasje fizike.

Në Plazhin Publik në Rrugën Ataturk, rreth orës 06:00 një grua  së bashku me katër shoqe, të ulura së bashku i bërtitën burrit përballë ’ Nëse do të pish, pi si burrë’ dhe pas kësaj deklarate mes tyre pati përplasje edhe fizike.

Edhe pse fillimisht burri u mundua të qetësonte gruan që bërtiste “ largohu që këtu” , ajo e goditi atë me shuplaka, grushte dhe shqelma burrin që ecte drejt saj.

I befasuar nga ajo që ndodhi, burri e nxori zemërimin duke e goditur dhe dëmtuar çadrat. Ekipet e policisë shkuan në vendin e ngjarjes pas raportimit të rastit.

Ndërsa burrit i ishte fryrë fytyra për shkak të goditjeve që mori, gruaja asgjë nuk kishte pësuar asnjë dëmtim.