PRISHTINE- Presidentja e Kosovës e quan ilegale dhe jolegjitime të ashtuquajturën platformë të Serbisë për Kosovën.
Zëdhënësi i Presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu, tha se ky propozim pengon procesin e dialogut që po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së. E ashtuquajtura platformë serbe për Kosovën, që u publikua dje nga mediat serbe, parasheh që pjesa veriore e Kosovës të këtë një autonomi territoriale me një entitet të veçantë politik.
Ndërkohë që mësohet se Beogradi i ka prezantuar zyrtarisht Brukselit platformën e hartuar për Kosovën. Dokumenti që ende konsiderohet si një sekret shteti mësohet se është depozituar pranë zyrës së baroneshës Catherine Ashton. E përditshmja kosovare "Express" shkruan se pala serbe në këtë dokument zotohet se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë territoriale, kërkon që Parlamenti i Kosovës të ketë dy dhoma, insiston në një autonomi territoriale për veriun dhe shuarjen e FSK-së. Burimet nga Brukseli deklarojnë se dokumenti ka lënë një shije të keqe, ndërsa në një deklaratë për gazetën, ministri i punëve të jashtme, Enver Hoxhaj, e ka quajtur të papranueshëm dokumentin e shtetit serb. Propozimi kryesor i Beogradit është rajonalizimi i Republikës së Kosovës dhe që Parlamenti i Kosovës t’i ketë dy dhoma - atë të Përfaqësuesve dhe atë të Rajoneve. Me këtë pala serbe pretendon t’i japë mbrojtje më të madhe popullatës serbe, por me gjasë ky është mekanizëm që do të krijonte bllokada të përhershme në punën e Parlamentit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com