'Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë pa marrë parasysh pengesat'. Ky është mesazhi i ambasadores së SHBA-së në Tiranë Yuri Kim në kulmin e debateve pas platformës së Ilir Metës. Pas takimit me anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ambasadorja përcjell dy mesazhe shumë të rëndësishme, një për politikën dhe një për inkurajimin e strukturave të drejtësinë së re.

Në foton që ka postuar ambasadorja me anëtarët e Kolegjit nuk është Luan Daci i cili është i pezulluar për shkak të hetimeve nga SPAK-u, pasi fshehu të kaluarën. Por pavarësisht kësaj, ambasadorja shprehet se vettingu duhet të vazhdojë të tregojë përgjegjshmëri dhe të fitojë besimin e shqiptarëve.

Mesazhi i dytë i diplomates amerikane shkon për politikën pas debateve që nisën nga paketa e Presidentit Ilir Meta që synon ndërhyrjen te reforma në drejtësi.  Kim shkruan se SHBA mbështet reformën në drejtësi, e cila duhet të vazhdojmë përpara, hap pas hapi, pa marrë parasysh pengesat.

"Kolegji i Posaçëm i Apelit ka një punë të vështirë, por vettingu duhet të vazhdojë të tregojë përgjegjshmëri dhe të fitojë besimin e shqiptarëve. SHBA mbështet reformën në drejtësi. Le të vazhdojmë përpara, hap pas hapi, pa marrë parasysh pengesat" deklaron ambasadorja e SHBA-së.

Gjithashtu ambasadorja është takuar edhe me komisionerët publikë. "Takimi me Komisionerët Publikë në 21 majAta janë të përkushtuar për të siguruar integritetin e vettingut duke apeluar vendime. Le ta vazhdojmë reformën në drejtësi duke ecur përpara, hap pas hapi" thekson Kim.  

Postimet e ambasadores së SHBA-se pas takimeve