Platforma e opozitës, LSI: Asnjë hap më tej pa dekriminalizuar zgjedhjet

Platforma e opozitës, LSI: Asnjë hap më tej pa dekriminalizuar zgjedhjet

Luan Rama

Gjatë takimit ku u prezantua platforma e opozitës për zgjedhjet foli edhe zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama. Ai u shpreh se duhet të çlirohen zgjedhjet nga krimi për të rikthyer besimin qytetar tek vota e lire dhe e ndershme.

I akuzuari Rraja, djalë i një deputeti të Rilindjes, nuk foli thjeshtë dhe vetëm në emër të vet kur tha do të shihemi në zgjedhje. Ai foli si zëdhënës i maxhorancës të cilën ai e ka mbështetur për t,a sjellë në pushtet dhe që maxhoranca e kriminalizuar për shkak të burimit nga një vatër kriminale e përdor këtë si mbështetje elektorale.

Dhe e patë çfarë ndodhi? Ajo që ndodh përgjithësisht dhe që është e njohur në teoritë e kriminalogjisë. Në përpjekje për të mbuluar një krim, kryetari i Rilindjes zbuloi krimin tjetër, kur kanosi oficerin e policisë që denoncoi një akt kriminal.

Ajo që ne duhet të bëjmë dhe ku duhet të fokusohemi është asnjë hap më tej pa dekriminalizuar zgjedhjet. Asnjë hap më tej pa dhënë garanci, që qytetarët shqiptarë të kuptojnë që këtu nuk është interesi i opozitës por është interesi i shoqërisë shqiptare, i qytetarëve shqiptar dhe i të ardhmes së tyre, që ky vend të mos jetë njolla e zezë, apo njolla e turpit në Evropë, me zgjedhje të vjedhura dhe të kriminalizuara.

Kjo do të thotë se do të na duhet një përmbysje e madhe, për të ndërtuar një sistem të ri politik, që lind dhe ngrihet prej një sistemi zgjedhor përfaqësues, të ndershëm dhe të barabartë për të gjithë. Pra reforma e vërtetë fillon nga dekriminalizimi dhe trajtimi i sistemit zgjedhor që përmes tij të mund mundësohet vlefshmëria e barabartë e votës, pavarësisht se ku voton apo për kë voton. Sistemi politik në vend është i kalbur  dhe kërkon reformë të thellë. Kjo reformë e sistemit politik fillon nga zgjedhjet.

Luan Rama


Lajmi kryesor:

Platforma, Basha: 4 piketa për zgjedhjet! Rama: Refuzuan draftin se e duan pushtetin në tavolinë


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës