TIRANE – Qeveria ka prezantuar platformën kombëtare online të luftës kundër korrupsionit. Ishte kryeministri Rama i cili paralajmëroi më herët përmes një statusi në rrjetet sociale, duke e evidentuar këtë platformë si një betejë të përbashkët mes qeverisë dhe qytetarëve. Portali në internet www.stopkorrupsionit.al përmban fushat kryesore, ku qytetarët mund të hyjnë në mënyrë anonime ose jo dhe të denoncojnë duke përshkruar rastin e madje, postuar edhe dokumentat përkatës.

Kryeminsitri Edi Rama tha qeveria është gati për këtë sifidë të re. Sipas tij tani qyetarët kanë në dorë një armë për të luftuar korrupsionin. Duke ftuar qytetarët të bëhen palë me qeverinë për luftën kundër korrupsionit ka deklaruar se do të ecet në dy binarë paralelë: “nga njëra anë të thellojmë reformat, të transformojmë sektorët, të bëjmë të mundur që ata të vihen në funksion të cilësisë së jetës së qytetarëve dhe të ndërtojmë çdo ditë një aleancë me qytetarët për t’u përballuar rast pas rasti me korrupsionin”­ tha Rama, gjatë fjalës së tij në prezantimin e platformës antikorrupsion nga ana e qeverisë.  Fjala e kryeministrit Rama në prezantimin e portalit unik të korrupsionit

edi rama

Rama: Në raste flagrante reagimi do të jetë i menjëhershëm
Shefi i qeverisë tha se nëse 1 milionë e 300 mijë qyetarë përdorin këtë armë atëhere suksesi është i garantuar. Sipas tij po bëhen reforma për të krijuar shtet dhe për të rikthyer besimin tek qyetarët pasi për shumë vite nuk besimi tek institucionet ka qënë i rrënuar.   “Mesazhi ynë sot është i qartë. Kushdo që gjendet përballë korrupsion it, ka në dorë një platformë lufte të përbashkët me ne. Kushdo që nuk pranon që atë që i takon, ta marrë duke iu nënshtruar korrupsion it, ka në dorë një armë, e cila është një armë që ne e ftojmë për ta përdorur bashkarisht. Në një vit e gjysëm ne kemi hapur një fron të gjerë reformash dhe në funksion të çdo sektori, kemi çelur kantiere transformi mi rrënjësor. Nëse ka një veçori të përbashkët të të gjithë këtyre sektorëve, që ka të bëjë me rritjen e cilësisë në shëndetësi, arsim, bujqësi, kulturë etj. Me të gjithë mekanizimin e mbledhjes së të ardhurave të shtetit, kjo veçori është se këto reforma do t’i japin rezultatet e tyre ne afat të mesëm dhe afat të gjatë. Nëse janë 1 milionë e 300 mijë përdorues të kësaj arme, kjo do të thotë se ne kemi 1 milionë e 300 e ca mijë luftëtarë në luftën për ta zmbrapsur korrupsion in, duke denoncuar ata që iu kërkojnë ryshfet apo i detyrojnë të përfshihen në punë të paligjshme . Mbrapa kësaj platforme është një skuadër e tërë operacion ale, e cila do të punojë që brenda 30 ditëve të reagojë. Por, nëse ka raste që janë haptazi flagrante, reagimi do të jetë i menjëhershëm,” tha Rama.