Mediat e beogradit kanë raportuar se platforma e re e presidentit serb Nikolic është “zemërgjerë” dhe parashikon “dhënien e një autonomie të gjerë ,autonomi gjyqësore për Kosovën por jo pavarësi për Krahinën Jugore Serbe.Platforma i është dërguar kryeministrit por nuk ka marë ende konfirmimin e tij.
Këto media i drejtohen lexuesve të vet “se shqiptarët dashkan pavarësi”! Ato citojnë ish ministrin e Kosovës Metohi në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, i cili rikujton se kjo Platformë ‘do të jetë dokumenti i 13-të deklarativ që nxirret, ndërsa pas secilit për serbët ka qenë më keq dhe ata gjithnjë më pak’.
“Kjo posaçërisht ka të bëjë me situatën rreth negociatave në Vjenë, ku kemi ofruar më shumë se autonomi dhe më pak pavarësi, ndrësa ata e kanë refuzuar. Kthimi në atë periudhë dhe në Kushtetutën e vitit 1974 është qesharake dhe humbje kohe”, -citohet të ketë thënë Bogdanovic
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
