Platforma Smile mundëson ndërtimin e “Serës për fëmijët me aftësi ndryshe” të shkollës Luigj Gurakuqi

Platforma Smile mundëson ndërtimin e “Serës për fëmijët me aftësi ndryshe” të shkollës Luigj Gurakuqi

Prej më shumë se 1 viti, e para platformë crowdfunding në Shqipëri “Smile” vazhdon implementon me sukses projekte të bukura me impakt social e në mbështetje të komuniteteve në nevojë.

Këtë herë u finalizua ndërtimi i “Serës për fëmijët me aftësi ndryshe” tek shkolla speciale Luigj Gurakuqi në Tiranë, falë platformës Smile si dhe organizatës jo fitimprurëse ‘Përtej Barrierave”.  127 fëmijë me aftësi ndryshe të moshës 6-18 vjeç do të kenë serën e tyre me sistem vaditës, ngrohje, ndriçim, ajrosje për kultivimin e bimëve me cikël të plotë të cilën mund ta punojnë si dhe të kultivojnë bimë të ndryshme si lule, zarzavate, erëza, perime dhe fidanë. Sera shërben si një hapësirë edukative ku fëmijët e shkollës do të fitojnë aftësi në hortikulturë dhe kopshtari, do të praktikojnë aftësitë e përditshme të kujdesit e ndërveprimit dhe mund të luftojnë izolimin duke bashkëvepruar në një mjedis të ri. Kopshtaria ka shumë përfitime shëndetësore për personat me aftësi ndryshe dhe shihet si një burim për krijimin e miqësive, stimulimin e aftësive dhe relaksimin.  

Sot duam të falenderojmë të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe në botë, por dhe bizneset shqiptare që kontribuan duke dhuruar online direkt në të parën platformë për mbledhje fondesh nga publiku Smile.al. Ata besuan tek ky projekt i bukur dhe sot secili mund të ndihet krenar dhe të informohet duke hyrë në platformë për të parë si është ndërtuar Sera për fëmijë.

Inaugurimi i serës u bë në prezencë të Ministres së Arsimit znj. Evis Kushi, përfaqësuesve të Bashkisë Tiranë, drejtueses së Fondacionit Credins znj. Elvana Hana,  përfaqësuesve të bankës Credins, Organizatës “Përtej Barrierave” si dhe të mësuesve dhe nxënësve të shkollës. Suksesi i projekteve të tilla të bukura motivon organizata dhe komunitete të ndërveprojnë por edhe sensibilizon shoqërinë tonë të japë kontribut në nisma vërtet të rëndësishme për mirëqenien e njerëzve në nevojë.

Platforma Smile.al është një iniciativë e Fondacionit Credins zotëruar 100% nga banka Credins. Fondacioni Credins vjen në partneritet strategjik me disa prej Institucioneve më të njohura në fushën e përgjegjësisë sociale në vend si: Partners Albania, Fondacioni Vodafone si dhe Grant Thornton.   

Suksesi i këtij projekti dëshmon se bashkimi i komunitetit në nisma të tilla me rëndësi e bën vërtet diferencën. Platforma Smile ju fton të gjithëve për të dhuruar duke shtuar buzëqeshjet tek njerëzit në nevojë. Projekte të tjera të bukura dhe interesante mirëpriten në Smile përgjatë hapjes së thirrjes së tretë të momentit e cila mbyllet me datë 10 tetor.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat