Presidenti i UEFA-s Michel Platini vazhdon të mendojnë se Kupa e Botës 2022 në Katar duhet të luhet në dimër dhe jo në verë. Në këtë vendim të Platinisë janë shumë persona kundër, por francezi ka vendosur që të mos pyesë askënd duke vepruar me kokën e tij.

“Temperaturat në verë shkojnë mbi 40 gradë, Kampionati Botëror është mirë që të zhvillohet në dimër për të mbrojtur lojtarët, por edhe tifozët” tha Platini. Në fund Platini e pranon që ka votuar pro Katarit për Kampionatin e 2022, ndërsa për 2018 ka votuar për Rusinë për vendin e organizmit të finaleve të Botërorit.

Platini u akuza se kishte lobuar për të votuar për Katarin, ai dhe personat afër tij pas shumave marramendëse që kanë ofruar drejtuesit e Katarit për të promovuar imazhin e vendit.





Dylber Balla