Platini e quan çështje politike
lejimin e miqësoreve të Kosovës

Platini e quan çështje politike<br />lejimin e miqësoreve të Kosovës
Presidenti i Federatës së Futbollit Evropian (UEFA), Mishel Platini ka kundërshtuar vendimin e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s për të lejuar Kosovën që të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare, raportojnë mediat serbe.

”Bëhet fjalë thjesht për një çështje politike, kurse ky vendim është edhe në kundërshtim me statutin e UEFA-s”, ka thënë Platini. Presidenti i FIFA-s, Sep Blater ka pranuar që në një takim me Platinin dhe zyrtarët e Federatës së Futbollit të Serbisë (FFS) ta arsyetojë vendimin për lejimin e miqësoreve për Kosovën.

”Detyra jonë nuk është që të ndalojmë për të luajtur futboll, por kësaj loje t’ia hapim dyert. Mendoj se kjo për çka kemi vendosur është një gjë logjike dhe bëhet fjalë edhe për solidaritet në futboll. Ne duhet t’i lëmë ata të luajnë futboll”, ka thënë dje Blater.

Ndërkohë, kryetari i Federatës së Futbollit të Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë, Mile Kovaçevic, ka paralajmëruar se kjo federatë do të kërkojë nga FIFA lejimin e ndeshjeve miqësore. “Është gjë e keqe që Kosovës i është dhënë një mundësi e tillë, por ky është një plus për Republikën Serbe, e cila është anëtare e plotfuqishme e Federatës së Bosnje e Hercegovinës dhe e njohur në mënyrë legjitime nga FIFA e UEFA. Tani edhe ne mund të shpresojmë në ndeshjet e përfaqësueses tonë. Presim përkrahje edhe nga federatat e tjera”, ka thënë Kovaçevic për gazetën “Glas Srpske”.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

KPA lë në fuqi shkarkimin e Prokurorit të Durrësit Ndriçim Troplini

KPA lë në fuqi shkarkimin e Prokurorit të Durrësit Ndriçim Troplini