Mishel Platini nuk do të kandidoj për kreun e organit më të lartë të futbollit botëror. Numri një i UEFA-s, deklaroi sot se ka hequr dorë nga ambicia për të rivalizuar zviceranin Sep Blater në zgjedhjet e ardhshme që do të zhvillohen për kreun e FIFA-s.

Francezi e komunikoi vendimin e tij në mbledhjen me 54 anëtarët e UEFA-s. Zgjedhjet për kreun e FIFA-s do të mbahen në maj të 2015. Mishel Platini tha se është i përqendruar për të dërguar para projektin e UEFA-s. Në muajin qershor Platini ishte shprehur kundër rikandidimit të Blater, i cili do të ketë konkurrent Jerome Champange në garën për të fituar mandatin e tij të pestë. Blater është në krye të FIFA-s që nga viti 1998.


d.b/shqiptarja.com