GJENEVË - “Platini nuk ka asgjë kundër Kosovës, përkundrazi unë jam për integrim, që ajo sa më shpejt t’i bashkangjitet institucioneve të sportit dhe futbollit ndërkombëtar”. Kështu është shprehur presidenti i UEFA, Michel Platini në një intervistë ekskluzive për gazetarin Nefail Maliqi të “Presheva jonë” (në foto me Platini).
Lidhur me inkuadrimin e Kosovës në insitucionet e sportit, futbollit ndërkombëtar legjenda e futbollit ka shtuar: “Jam optimist, se Kosova do të bëhet së shpejti anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s, natyrisht, menjëherë pasi Kosova të jetë anëtare e OKB-së”.
“Për mua si Mishel, Kosova hyn që sot”, thotë presidenti i UEFA-s, por siç e dini ne kemi disa rregulla dhe kushte. Pra, si fillim, çdo vend apo federatë që është bërë anëtare e UEFA-s, më parë ka qenë anëtare e Kombeve të Bashkuara. Kjo sigurisht do të vlejë edhe për Kosovën dhe të gjitha vendet e tjera botërore, të cilat dëshirojnë të jenë anëtare të organizatës sonë. Pra, veç kërkesës sipas statusit të UEFA-s nuk ka tjetër kriter preçiz për anëtarësim në UEFA. Futbolli kosovar, respektivisht Federata e Futbollit Kosovar i plotëson të gjitha kushtet për një anëtarësim të tillë, vetëm duhet pritur anëtarësimi i saj në familjen e Kombeve të Bashkuara”, shpjegoi Platini.
PLATINI: NË SHQIPËRI DO MBËSHTESIM FINANCIMIN E STADIUMIT
Duke folur për Sqhipërinë dhe flamurin, Platini theksoi rëndësinë e një marrëdhënie të ngushtë në mes të UEFA-s dhe FSHF. “Së shpejti, Shqipëria do të ketë një stadium të ri” është shprehur ai duke shtuar se UEFA dhe FSHF do të mbështesë projektin. Po ashtu gajtë vizitës së fundit në Tiranë, Michele Platini prezantoi në festimet me rastin e përvjetorit të 80-të të Federatës Shqiptare”.
Ndërsa rreth djegies së flamurit kombëtar nga huliganët serbë, Michel Platini ka pohuar se “pas këtyre incidenteve, ku u dogj flamuri shqiptar nga huliganët serbë, ne kemi marrë masa ndaj ekipit me sanksione dhe gjoba, por unë personalisht menjëherë kam shkuar në Serbi dhe kam kontakuar me presidentin serb për çka i kam tërhequr vërejtjen, që herë tjetër të mos prekin shqiptarët dhe simbolet e tyre”.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com