Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka theksuar se do i pëlqente që në finalen e EURO 2012 të ndesheshin Spanja dhe Gjermania. Drejtuesi i organizmit më të rëndësishëm të futbollit europian lavdëroi lojën e kombëtares së Del Bosque, si më të mirën deri tani.
“Stili i tyre shmang lodhjen e futbollistëve sepse ai që vrapon është topi dhe jo lojtarët”, deklaroi ish-mesfushori francez. Më tej, Platini vuri në dukje se eliminimi i Holandës që në fazën e grupeve tregon se “Kampionati Europian është më i vështirë se Kupa e Botës.”
“Më zhgënjeu shumë Holanda dhe më habiti edhe më shumë eliminimi i Rusisë”, nënvizoi presidenti i UEFA-s për turneun që tashmë ka përcaktuar edhe ciftet në fazën cerekfinale.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com