Antwerp-i i Belgjikës dhe Copenhagen-i i Danimarkës kanë hedhur një hap drejt kualifikimit për në sezonin e ri të Champions League. Të martën Antwerp fitoi minimalisht 1-0 në shtëpi kundër AEK-ut të Athinës që më herë kishte eliminuar Dinamo Zagreb në një ndeshje shumë të përfolur për vrasjen e tifozit nga ultrasit kroat. Ndeshja në Belgjikë u vendos në minutën e 16 nga Janssen, i cili mposhti brenda zonës portierin e AEK-ut, skuadër që javën e ardhshmje gjithsesi do tentojë përmbysjën.
Sakaq edhe gjigandët austriak të Copenhagen fituan 0-1 në Poloni kundër Rakow. 90 minutat u vulosën nga një autogol në fillimin e ndeshjes, teksa për Copenhagen do të jetë më e thjeshtë për t’u kualifikuar pasi ndeshjen e kthimit do ta luajë në shtëpi.
Ndërkohë plot spektakël ka rezultuar përballja e parë mes Rangers dhe PSV-së, që u mbyll me shifrat 2-2. Skocezët kaluan dy herë në avantazh, por holandezët ishin të aftë të barazonin fillimisht me Sangare dhe më pas me Luuk de Jong. Edhe kjo përballje do të vendosë ekipin e kualifikuar në ndeshjen e kthimit.
Sonte ndërkohë do luhen tre përballje të tjera interesante për fazën ‘play-off’. Braga e Portugalisë do të presë Panathinaikos-in e Greqisë, Maccabi Haiffa mat forcat me Young Boys, ndërsa Galatasaray sfidon Molde-n në Suedi. Ndeshjet e kthimit do të luhen javën e ardhshme, ndërsa më 31 gusht është përcaktuar nga UEFA shorti për sezonin e ri të Champions League.