'Play-off' i 'Europa League'/ Wolverhapmton fiton në Torino, mposhtet Frankfurt

'Play-off' i 'Europa League'/ Wolverhapmton fiton në Torino, mposhtet Frankfurt

Të enjten janë zhvilluar ndeshjet e para të fazës ‘play-off’ të Europa League ku nuk kanë munguar surprizat, por edhe rezultatet e pastra. Mbi të tjera, më shumë përshtypje bëri humbja me rezultatin minimal 1-0 e Eintraktit të Frankfurtit në transfertën e Strasburgut. Goli i Zohi në pjesën e parë ishe ai që vendosi sfidën në favor të francezëve që do të përpiqen të administrojnë gjithçka në duelin e kthimit.

Torino ndërkohë është mposhtur në shtëpi me shifrat 2-3 nga anglezët e Ëolverampton, të cilët kanë hedhur një hap jo të vogël për fazën e grupeve. Gjithsesi goli i realizuar në minutat e fundit nga Belotti mban gjallë shpresat e italianëve, të cilët në 90 minutat e para bënë një paraqitje nën pritshmëri para publikut të tyre.

Në këtë raund pati edhe rezultate të cilat thuajse hipotekojnë kalimin e një skuadre apo të një tjetre. Kështu Feynord mposhti pastër 3-0 Hapoel Beer Shevën, skuadrën të cilën e nisi rrugëtimin përballë Laçit. PSV mposhti gjithashtu me shifrat 3-0 Apollon Limasol, ndërsa nga 3 herë realizuan në portat e kundërshtarëve edhe Astana me Malmo-n.

Ndërkohë edhe pse pritej që disa prej futbollistëve të kombëtares shqiptare të linin gjurmë në këto sfida e kundërta ndodhi. Përveç Herdi Prengës që ishte në stol teksa ekipi i tij Riga u mposht 3-1 nga Kopenhagen, futbollistët e tjerë si Kaçe, Mihaj apo Grezda nuk ishin as pjesë e të grumbulluarëve, por i ndoqën sfidar rezpektive nga televizori.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    ‘Rasti Qefalia’, a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Dorëheqja e Biden dhe ... ‘thonjtë’ e Berishës në ‘fytin’ e PD

Jakin Marena: Dorëheqja e Biden dhe ... ‘thonjtë’ e Berishës në ‘fytin’ e PD