Megjithëse kemi hyrë në stinën e vjeshtës, fluks i madh pushuesish vijojne te frekuentojnë bregdetin e Shëngjinit. Moti me diell dhe temperaturat e lartë ka mjaftuar që plazhi të vijojë te jetë i populluar nga pushues të cilët janë kryesisht vendas e shqiptar të Kosovës.

Të shumta janë ata që kanë vendosur ti kalojnë pushimet në muajin shtator.Sipas tyre kjo periudhe është një zgjedhje e mirë, pasi ka më pak frekuentim dhe mbizotëron qetësi.

“Mirë, s’është keq. Në gusht ka pasur pak papastërti. Sivjet kam ardhur edhe në kulmin e sezonit, Po tani është më qetë , mirë kemi kaluar., për mua është shumë më mirë tani në këtë kohë”, shprehet një nga pushuesit.

“Tani është më mirë, se është më qetë pasi në kulmin e sezonit ka më shumë njerëz”,  shprehet një zonjë tjetër.

Bashkia Lezhë bën të ditur se në Shëngjin nuk do të mungojnë shërbimet deri në largimin e pushuesit më të fundit, pasi në fokus është zgjatja sa më shumë e sezonit turistik.

“Bashkia Lezhë ka marrë përsipër me metodat e saj të zgjasë sa më shumë sezonin turistik duke ofruar një sistem pastrimi cilësor në territorin e  plazheve, gjithashtu edhe me ndaljen e qarkullimit në orare për shëtitoret, që janë pranë bregdetit , për arsye që turistët të lëvizin më të qetë. Duke shikuar këto ndryshimet që ka pasur nga Bashkia këtë vit turistët po kthehen", tha Renaldo Xhani, Drejtor i Kulturës dhe Turizmit.

Edhe pse në kushte pandemie frekuentimi i Shëngjinit kryesisht gjatë muajit gusht ka qenë i konsiderueshëm dhe në këtë drejtim kanë dhënë ndikim dhe shërbimit përmirësuara përgjatë vijës bregdetare.