Plazhi i Shëngjinit gati për turistët
Uldedaj: Moti i keq disavantazh

Plazhi i Shëngjinit gati për turistët<br />Uldedaj: Moti i keq disavantazh
Bregdeti i Shëngjinit është gati për të pritur pushuesit dhe vizitorët gjatë këtij sezoni turistik.
 
Ndërhyrja për sistemimin e plazhit e cila ka nisur prej disa ditësh po shkon drejt fundit. Fillimisht janë larguar mbetjet e ngurta të krijuara gjatë dimrit.
 
Ndërkohë po vijon puna për plugimin e rërës. Plazhi i Shëngjinit është një nga më të preferuarit të pushuesve të cilët vijnë kryesisht nga trevat shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë.Në këtë plazh nuk mungojnë as turistët e huaj të cilët nuk janë të pakt. Por vonesat për hapjen e sezonit në Shëngjin janë si pasojë e motit të paqëndrueshëm.
 
Kreu i Njësisë Administrative të Shëngjinit Tonin Uldedaj thotë se moti i paqëndrueshëm ka penguar në përgatitjet më herët për sezonin por që sipas tij tashmë gjithçka është në kushte optimal për të pritur turistet.
 
“Faktikisht prishja e kohës na ka ngadalësuar ritmin për fluksin e pushuesve sepse në vitet e tjera edhe në këtë periudhë ka pasur një numër të madh pushueses por ndoshta problemi i kohës ka bërë ngadalësimin”, shprehet  Tonin Uldedaj, kreu i njësisë administrative në Shëngjin.
 
Në Shëngjin kanë nisur të mbërrijnë pushuesit e parë, të cilët thonë se ky bregdet i ka përmbushur pritshmërie e tyre për sa i përket shërbimeve të ofruara dhe kushteve të mira të bregut të rërës gjithashtu edhe të gjithë ambientit përreth.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi