Plazhi i Divjakës është një prej bukurive natyrore më pak të dëmtuara nga dora e njeriut në vendin tonë.
Deti është i cekët dhe i shkëlqyer për pushime me fëmijë të vegjël dhe familjen.
Ka një shtrirje prej 15 km, rërë të bardhë e kufizuar nga pylli me pisha dhe është një destinacion i frekuentuar nga mijëra pushues.
Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1 Report në këtë vend turistik nuk kanë nevojë për shumë koment.
Edhe gjatë kulmit të sezonit është e mundur që të bëni ecje në këmbë dhe të gjeni pak privatësi.
Pylli me pisha i Divjakës mbulon një sipërfaqe prej 1100 ha, 700 prej të cilave janë Park Kombëtar që prej 1966.
Nga ana lindore pylli kufizohet me toka bujqësore dhe laguna e Karavastasë dhe në perëndim nga rripi me rërë i bregdetit.
Ekosistemi brenda pyllit është i shumëllojshëm.
Ky plazh ofron mundësi të shumta për sportet ujore, eko-turizmin, dashamirësit e natyrës dhe të zogjve.
Shumë prej pushuesve e zgjedhin këtë vend pasi ka rërën kurative dhe është një prej plazheve me më shumë jod.
Divjaka gjithashtu ofron edhe mundësi të tjera pushimi siç janë habitati i pelikanit apo pylli i gjelbër me pemë të larta shumëvjeçare.
Shumë nga të intervistuarit janë shprehur se në këtë vend gjen qetësinë që çdo njeri kërkon në pushimet e tij, larg tymit dhe zhurmës së qytetit.
Vitet e fundit Bashkia e Divjakës ka kryer disa investime të cilat e kanë bërë edhe më tërheqëse këtë zonë.
Edhe pse ka investime çdo vit ende ka për t’u përmirësuar në këtë vend.
Fillimisht në plazhin e Divjakës duhet investuar në infrastrukturë pasi ajo ndihmon në lëvizjen e turistëve dhe në mbarëvajtjen e bizneseve që operojnë në këtë zonë.
Të pyetur nga A1 Report ata shprehen se ky sezon ka qenë më i mbarë se vitet e kaluara pasi temperaturat e larta kanë bërë që qytetarët të dynden drejt plazhit.
Por, Divjaka ka edhe gatimet e saj tradicionale të cilat kanë në bazë prodhimet e detit siç është peshku, ngjala, apo frutat e detit.
Çdo gjë që shërbehet në restorantet në këtë zonë është bio pasi të gjithë furnizohen me prodhimet e fermerëve të Divjakës dhe fshatrave për rreth saj.
Ky vend i mrekullueshëm ka nevojë për më shumë promovim dhe këtu duhet të vihen në lëvizje instancat kompetente, por edhe media duhet të japë kontributin e saj.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com