Plehrat pa kriter, ja gjobat për marketin dhe kasapin te Rruga e Elbasanit në Tiranë
Por për fat të keq, pavarësisht politikave dhe fushatave ndërgjegjësuese të Bashkisë Tiranë, një pjesë e vogël e bizneseve që kryejnë veprimtari në Tiranë vijojnë të sillen në mënyrë të papërgjegjshme duke u bërë shpesh herë shkak për papastërti
Foto ilustruese
Që një qytet të mbahet pastër nuk mjafton vetëm puna që kryejnë çdo ditë institucionet bashkiake, por duhet edhe përgjegjshmëria e gjithë qytetarëve, përfshi këtu edhe bizneset, si një nga ndotësit më të mëdhenj.
Por për fat të keq, pavarësisht politikave dhe fushatave ndërgjegjësuese të Bashkisë Tiranë, një pjesë e vogël e bizneseve që kryejnë veprimtari në Tiranë vijojnë të sillen në mënyrë të papërgjegjshme duke u bërë shpesh herë shkak për papastërti dhe ndotje të mjedisit të përbashkët. Për këtë qëllim Bashkia e Tiranës ka ngritur një Task-Forcë me punonjës të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorëve dhe Ndërmarrjes Nr. 1, e cila ka nisur një aksion ne përgjigje edhe te ankesave apo denoncimeve të ndryshme të qytetarëve.
Aksioni ka konstatuar disa raste shkeljesh nga qytetarë dhe biznese të ndryshme, të cilët ishin bërë shkak për ndotjen e ambientit. I tillë është edhe rasti i dy bizneseve në rrugën e “Elbasanit”, njëri supermarket dhe tjetri thertore mishi, të cilët hidhnin mbetjet e aktivitetit të tyre jashtë kontejnerëve ose në rrugë. Pasi ka marrë shqetësimet e ardhura nga qytetarët, Task-Forca ka bërë verifikimin në terren ku ka konstatuar se këto dy biznese në mënyrë të përsëritur hidhnin mbetjet jo në vendin e përcaktuar, duke u bëre problem për higjienën dhe pastërtinë.
Për pasojë në të dyja këto raste Task-Forca ka mbajtur aktin e konstatimit ku dhe i ka lënë një afat për të marrë masat për mospërsëritjen e kësaj shkelje. Në rast se pas këtij afati bizneset që janë kapur në shkelje do të vijojnë sërish të hedhin mbeturinat në rrugë apo jashtë kontejnerëve, atëherë ato do të përballen dhe me gjobat.
Gjobat e vendosura dy subjekteve nga Bashkia Tiranë
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3177
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Rai gjobitet me 206 mijë euro për reklamë ‘të fshehtë’
25 Korrik, 20:58
-
Shkelën rregullat e qarkullimit, gjobiten 5 turistë gjermanë me monopatina në Vlorë
1 Qershor, 20:18
-
26 mln lekë gjobë bujkut se ndërtoi kasollen e 3 lopëve pa leje! Braçe i indinjuar denoncon rastin: A jeni në terezi?
8 Maj, 17:12
-
VIDEO/Kreu manovra të rrezikshme me makinë, ndëshkohet me gjobë shoferi në Burrel
23 Janar, 15:53
-
Je subjekt tregtar?! Menaxho mbetjet me kosh të posaçëm
11 Janar, 10:01
-
VIDEO/ Bëri ‘drift’ me makinë dhe i postoi pamjet në ‘Tik-Tok’, gjobitet 21-vjeçari në Elbasan, i sekuestrohet makina
5 Janar, 16:44
-
Tokio: Kampionati i parë Botëror për mbledhjen e plehrave
24 Nëntor 2023, 09:57
-
VIDEOLAJM/ I riu shtrihet në divanin e ngarkuar mbi makinë! Shoferi në Itali merr gjobën e majme
7 Nëntor 2023, 08:46
-
Pengoi lëvizjen e mjeteve pasi parkoi gabim, gjobitet me 280 mijë lekë gjobë shoferi në Tiranë
3 Tetor 2023, 14:25
-
VIDEO/ Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten 896 shoferë në Tiranë gjatë një jave
18 Shtator 2023, 13:40
-
VIDEO/ Policia gjobit në Tiranë drejtuesit që udhëtojnë me fëmijë në makinë pa sistemi fiksimi, gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë
1 Shtator 2023, 20:39
-
Shkelte rregullat e qarkullimit me makinën e policisë, gjobitet inspektori në Elbasan
12 Gusht 2023, 20:11