Plehrat, qeveria autorizon
kompaninë “Everest” për importim

Plehrat, qeveria autorizon<br />kompaninë “Everest” për importim
TIRANE - Këshilli i Ministrave i ka dhë dje autorizimin shoqërisë “Everest” sh.p.k. për importin e mbetjeve të polietilenit. Sasia e mbetjeve të polietilenit që mund të importohet do të jetë 4.000 tonë në një vit. Mbetjet do të importohen nga shtetet e Maqedonisë, Kosovës dhe vendet e BE-së. Transporti do të bëhet në rrugë tokësore dhe detare, duke plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm ligjor për transportin ndërkombëtar të mbetjeve, theksohet në vendimin përkatës.

Periudha e lejimit të importit të mbetjeve të polietilenit nga “Everest” është njëvjeçare dhe fillon me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, që përkon me datën e publikimit të kësaj VKM-je në Fletoren Zyrtare.

Qeveria ka ngarkuar ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave që të komunikojë me shkrim me shtetet eksportuese dhe ato tranzitore, për autorizimet përkatëse që lejojnë kalimin e kësaj sasie të mbetjeve.

Në mbledhjet e fundit të Këshillit të Ministrave janë miratuar një serë lejesh të tilla, për import plehrash. Këto leje rrezikohen të shfuqizohen nga qeveria e re. Vetë kryeministri i zgjedhur Edi Rama ka deklaruar se anulimi i ligjit për importimin e mbeturinave do të jetë një ndër vendimet e para të mazhorancës së re.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën