Plehrat, Sharra, helmon Tiranën
metale të rënda 8-fish më shumë

Plehrat, Sharra, helmon Tiranën<br />metale të rënda 8-fish më shumë
TIRANË - Nga matjet që janë bërë përreth perimetrit të jashtëm të këtij landfilli, në zona të ndryshme të tij, është konstatuar prania disa herë më e lartë se sa normat, e metaleve të rënda si nikeli, plumbi, magnezi, zinku, hekuri dhe kromi.

Matjet janë bërë në një laborator italian nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj, nën udhëheqjen e studios italiane “IAL FVG” të kontraktuar nga “Coperazione Italiane”. Sipas këtyre analizave rezulton se sasia e zinkut në ujrat sipërfaqësorë, përreth landfillit, është 7 herë më e lartë se sa norma e lejuar. Madje, prania e këtij elementi në ujrat e kësaj zone ishte rritur me thuajse tre herë më shumë edhe krahasuar me vitin 2008, ku Sharra ishte vetëm një vend depozitim i pakontrolluar.

Plumbi është një tjetër metal i rëndë që ka ndotur ujërat sipërfaqësorë dhe nëntokësore përreth Sharrës, vlera e të cilit rezulton 8-fish më e lartë se norma e lejuar. Po ashtu edhe prania e magnezit është disa herë më e lartë se norma, dhe të njëjtën kurbë rritjeje ka pësuar edhe prania e hekurit dhe kromit. Ndërkohë që ujrat e prodhuara nga mbetjet (shllami) e hedhura në vend depozitim nuk trajtohen dhe përfundojnë në lumin Erzen, i cili shfrytëzohet lirisht nga gjithë banorët e fshatrave në të cilin kalon.

Kështu ndotësit e Sharrës futen në zinxhirin ushqimor, duke u shndërruar në një potencial të rrezikshëm për shëndetin e banorëve të Tiranës, të cilët janë me ekspozim të lartë nga ushqimet e prodhuara në zonën ku kalon uji i ndoturi i Erzenit.

Elvis Çela, ekspert i Mjedisit, shpjegon se tre vitet e fundit ky landfill ka ardhur duke u degraduar dhe madje, ai sqaron se nuk janë vënë asnjëherë në punë as impianti i biogazit dhe as vaska e fitodepurimit që do të ndikonte në përmirësimin e treguesve mjedisor të qytetit të Tiranës, duke ndikuar veçanërisht në reduktimin e gazeve serë (metan, dioksid karboni, acid sulhidrik, etj)apo trajtimin e ujërave të ndotura. “Është instaluar impianti i biogazit, por nuk është vënë asnjeherë në punë.

Ky impiant do të bënte të mundur trajtimin e gazit metan, i cili është një ndër elementëtët që prodhohet në sasi të lartë në vend depozitime, me ndikim të fortë në ndotjen e ajrit dhe shëndetin e banorëve të Tiranës.

Po ashtu edhe vaska e fitodepurimit, që bën të mundur trajtimin e ujërave të krijuara në vend depozitim (shllami), nuk është vendosur në funksion. Pra konstatohet lehtësisht se vend depozitimi i Tiranës ka tre probleme kryesore: ka mungesë të menaxhimit të standartizuar të vend depozitimit, duke u mbështetur tek praktikat e mira (mungon uniformizimi i mbetjeve në vaskë, ngjeshja e mbetjeve, mbulimi me dhe, zbatimi i planeve administrative dhe teknike të trajtimit të mbetjeve brenda vend depozitimit), duke krijuar pasoja në zvogëlimin e jetës së vend depozitimit; mungon trajtimi i biogazit; si dhe mungesë të trajtimit të ujrave të prodhuara brenda vend depozitim (shllamit).

Të gjitha këto elementë konstatohen fare qartë gjatë një analize të përmbledhur që të ofrojnë sot, pamjet e vend depozotimit të Sharrës” , - na shpjegon eksperti i Mjedisit Elvis Çela. Çdo ditë në landfillin e Sharrës shkarkohen rreth 1 mijë ton mbetje të ndryshme, organike, inorganike, madje edhe ata spitalore.

Shkrimi u publikua sot (26.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania