Shuhet Kadare/ Shqipëria e Kosova në zi kombëtare! Nesër ceremonia shtetërore e varrimit! Pjesëmarrës krerë të shtetit e diplomatë

Shuhet Kadare/ Shqipëria e Kosova në zi kombëtare! Nesër ceremonia shtetërore e varrimit! Pjesëmarrës krerë të shtetit e diplomatë

Ismail Kadare dhe flamujt gjysëm shtizë

Sot dhe nesër, Shqipëria është në zi kombëtare në nder të kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 88-vjeçare. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, flamuri është ulur në gjysmë shtizë, ndërsa vendimi për zi kombëtare u mor me propozim të kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë Kosova ka shpallur 3 korrikun ditë zie kombëtare. 

Kadare do të përcillet nesër në banesën e fundit me ceremoni shtetërore, ndërsa homazhet do të mbahen në mjediset e Teatrit të Operës dhe Baletit nga ora 09.00-11.00 dhe nga ora 11.30 deri në 12.30.

Në orën 13.00 të 3 korrikut çdo veprimtari do të ndërpritet dhe do të mbahet një minutë heshtje në nder të kolosit të letrave shqipe. Radio Televizioni shtetëror gjatë kohës së homazheve do të transmetojë muzike funebre, ndërsa për organizimin e homazheve është ngritur një komision i posaçëm shtetëror.

Ftesat
Në ceremoninë shtetërore që do të organizohet nga kryeministria për shkrimtarin e madh Ismail Kadare, do t’i drejtohen ftesa drejtueseve më të lartë të institucioneve në vend. Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij Linda Rama, Presidenti Begaj me bashkëshorten, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla. Po ashtu edhe ministra, drejtues institucionesh të larta, personalitete të kulturës dhe artit si dhe diplomatëve të akredituar në vendin tonë. Gjithashtu do të jenë prezentë edhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës, Vjosa Osmani e Albin Kurti. 

Një ftesë do tju drejtohet gjithashtu, deputetëve, kryetarëve të bashkive, prefektëve, përfaqësuesëve të komuniteteve fetare, përfaqësues të shtëpive botuese, anëtarë të Akademisë së Shkencave.

Ismail Kadare një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohor, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi, ndërroi jetë në moshën 88 vjeç, mëngjesin e 1 korrikut. Kadare pësoi "arrest kardio-respirator", në shtëpinë e tij dhe vdiq në spitalin e QSUT në Tiranë. 

Lindur më 28 janar 1936 Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; Gjuhë – Letërsi në Tiranë, më pas dy vjet vjet studime në Moskë në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki", Kadare është përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë dhe përkthyer në 45 gjuhë. Vitet e fundit I ndau mes Francës dhe Shqipërisë.

Shkrimtari së fundmi mori dekoratën më të lartë franceze, më 1 janar 2020, nga Presidenti i Francës, Macron, “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.  Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve Çmimin “Man Booker International” më 2005, çmimin “Princesa de Asturias” për Artet më 2009 dhe Çmimin “Jeruzalem” më 2015.  Autor i 71 veprave, ai shquhet kryesisht për prozë, por me kontribut edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.  

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik