Sot çdo pronar mjeti që vendos ta shesë atë, mund të transferojë pa problem edhe policën e sigurimit. Pronari i ri thjesht duhet të paraqitet pranë kompanisë që ka prerë këtë policë dhe të bëjë plotësimin me emrin e tij pa paguar asgjë shtesë. Kontrata e sigurimit është e transferueshme.
Por me draftin e ri për sigurimet, kjo procedurë nuk do të jetë më e njëjtë. Sipas nenit të ri, që përcakton këtë aspekt, pronari i ri duhet të bëjë kontratë të re sigurimi për mjetin, kurse ai që e ka pasur deri dje i kthehen paratë për pjesën e mbetur të periudhës.
“Në rast se ndryshon pronësia e mjetit gjatë periudhës së sigurimit, të drejtat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga kontrata e sigurimit nuk i kalojnë pronarit të ri. Pronari i ri i mjetit motorik duhet të lidhë kontratën e sigurimit, ndërsa pronari i vjetër ka të drejtë të kërkojë kthimin e pjesës proporcionale të primit, në rast se nga kjo kontratë nuk është paguar ndonjë dëm”, – thuhet në draft-ligj.
Komento
Ti ndihmojme cik kompamitbe sigurimeve se skane lek fare te shkretët.O shtet po na mbyte
Përgjigju