‘Plisat’ s’do të jenë në stadium në ndeshjen me Ishujt Faroe, tifozët sulmojnë FSHF-në nëpër komente: Turp!

‘Plisat’ s’do të jenë në stadium në ndeshjen me Ishujt Faroe, tifozët sulmojnë FSHF-në nëpër komente: Turp!

Kombëtarja shqiptare do të përballet sonte me Ishujt Faroe në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve për kualifikueset “Euro 2024”. Kuqezinjve u duhet vetëm një pikë për të garantuar kryesimin e grupit E.

Por ajo çfarë vihet re në këtë ndeshje është fakti që në stadium nuk do jenë të pranishëm “plisat” grupi i tifozëve shqiptarë nga Prishtina që gjithmonë e mbështesin ekipin kombëtar. Mësohet se shkak për mungesën e plisave është bërë fakti që nuk janë pajisur me bileta nga FSHF.

Kjo ka ngjallur reagim të madh nga tifozët të cilët kanë 'vërshuar' me komente në rrjetet sociale kundër FSHF, duke kërkuar që ‘plisat’ të jenë në stadium.


Lajmi kryesor:

Sot ndeshja kundër Ishujve Faroe, kombëtarja shqiptare kërkon vendin e parë vendin e parë në grup! Formacioni i mundshëm


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Zbardhet vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, arrestohet autori

Zbardhet vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, arrestohet autori