PL:Këshilli bashkiak të mblidhet për inceneratorin e Tiranës

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, kërkoi të merret në konsideratë kërkesa e këshilltarëve të opozitës në Bashkinë e Tiranës për mbledhje të jashtëzakonshme për inceneratorin.

Erion Veliaj ka detyrimin ligjor dhe moral që të mos fshihet skutave po të dalë të përballet me këshilltarët e opozitës, që kanë kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme për inceneratorin e Tiranës dhe që në mënyrë të turpshme është refuzuar, për shkak se ai nuk përballet dot me të vërtetat.
 Në emër të grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë, duam të garantojmë të gjithë qytetarët e Tiranës, se, as bunkerizimi i bashkisë së Tiranës, as intimidimi, as paratë e pista, nuk do ta ndalin betejën tonë për transparencë dhe llogaridhënie" tha Braimllari.

Më tej Braimllari akuzoi Veliaj se kërkon të përdorë Partinë Socialiste si mburojë ndaj gjyqit të drejtësisë.

"Erion Veliaj ka detyrimin ligjor që buxhetin ta konsultojë me qytetarët dhe të zgjedhurit vendor para miratimit të tij" nenvizoi ai.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?