Plotësohen 20 ekipet e kualifikuara
Turqia e 3 më e mirë, Holanda jashtë

Plotësohen 20 ekipet e kualifikuara<br />Turqia e 3 më e mirë, Holanda jashtë
Mbrëmë janë mësuar 20 kombëtaret që kanë siguruar pjesëmarrjen në Euro 2016, që mbahet në Francë. Në mesin e 20 kombëtarëve është edhe Shqipëria. Ekipet që kanë siguruar
kualifikimin deri tani janë:
Franca organizatore, Shqipëria, Çekia, Islanda, Belgjika, Uellsi, Spanja, Sllovakia, Gjermania, Polonia, Angli, Zvicra, Irlanda e Veriut, Rumania, Austria, Rusia, Italia, Kroacia, Portugalia dhe Turqia. Surpriza e mbrëmjes ishte Turqia që i rrëmbeu në minutat e fundit

biletën Hungarisë, pasi shënoi në minutën e 89 duke fituar përballë Islandës. Ndërsa 8 kombëtaret tjera që do të kërkojnë evropianin përmes ndeshjeve të Play Off, janë: Danimarka, Norvegjia, Suedia, Hungaria, Ukraina, Irlanda, Bosnja dhe Sllovenia. Holanda ka mbetur jashtë finaleve të kampionatit

Europian të futbollit pas humbjes edhe me Çekinë duke e përfunduar edicionin në vendin e 4 në grup.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj

LIVE- Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj