Plotësimi i Kushtetueses/ Komisioni i Monitorimit raport në Kuvend: Zgjidhni një KED të përkohshme me short

Plotësimi i Kushtetueses/ Komisioni i Monitorimit raport në Kuvend: Zgjidhni një KED të përkohshme me short

Foto ilustruese

I ngritur pak javë më parë, Komisioni për Monitorimin e Zbatimit të Reformës në drejtësi, ka përgatitur një raport për gjendjen aktuale. Fokusi i raportit të parë të këtij organi është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili duhet të rizgjidhet në 5 dhjetor. 

Teksa pritet që presidenti i republikës, për të dytin vit radhazi të mos e hedhë shortin, Komisioni i Monitorimit i sugjeron Kuvendit që ta hedhë shortin, pavarësisht se nuk është ngritur KLGJ dhe KLP. 

Komisioni i kërkon Kuvendit të bëjë atë që bëri edhe në dhjetorin 2017 kur Meta refuzoi të hidhte shortin, dhe të ngrihet një KED e përkohshme që do të fillojë punë nga 1 janari dhe që duhet të zgjedhë Gjykatën Kushtetuese. 

Komisioni i Pavarur për Koordimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të Ligjit “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, në raportin drejtuar Komisionit të Ligjeve, sugjeron rimarrjen e dispozitave kalimtare ligjore për zhbllokimin e ngërçit institucional.

Në raport thuhet se pas analizës së gjendjes, rekomandohet zbatimi i dispozitave kalimtare, rihapjen e procedurës së hedhjes së shortit për anëtarët e Këshillit të Përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi.

Aktualisht pranë Presidentit të Republikës, me qëllim hedhjen e shortit për ngritjen e KED-së, janë dorëzuar listat e kandidatëve nga Gjykata Kushtetutese, Gjykata e Lartë dhe Prokuroria.
Emrat nuk janë dorëzuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. 

Presidenti pritet të mos e ushtrojë kompetencën deri në 5 dhjetor dhe pas kësaj date, do të jetë Kuvendi ai që do ta hedhë shortin, i mbështetur dhe nga raporti i Këshillit të Monitorimit.

Raporti i Komisioni i Monitorimit 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë