Tiranë- I penduari Nuredin Dumani vijoi sot (14 janar 2025) dëshminë e tij në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”. Ai rrëfeu se mundi të lirohej nga qelia vite më parë me ndihmën e avokatit Alban Bengasi si ndërmjetës, ndërsa ka patur ndihmë nga vëllai i ish-ministrit të drejtësisë së kohës.
Bëhet fjalë për vitin 2014 kur ai ishte arrestuar për pengmarrje por pasi siguroi dokumentin për probleme shëndetësore ishte liruar.
“Kam paguar para që të dilja nga burgu, kisha avokat Alban Bengasin. Më ka ndihmuar dhëndri i vëllait të Nasipit, që është mjek”, ka dëshmuar ai.
Në ndihmë i kishte ardhur dhe një mjek ligjor. Dumani tha para togave të zeza se letrat u bënë sikur ishte duke vdekur dhe e nxorën nga burgu me diagnozën sikur kishte probleme kardiake.
“I bënë letrat sikur isha për të vdekur. Dhe më nxorën nga burgu gjasme vuaja nga zemra”, ka vijuar Dumani dëshminë e tij.
Në atë kohë dhëndri i vëllait të Nasip Naços, (i cili ka mbajtur postin e ministrit të Drejtësisë) ka qenë shef i spitalit.
Për të dalë nga qelia ka paguar 40 mijë euro, ka thënë Dumani
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputetit Nasip Naço, i cili e quajti "mashtrim për të dëmtuar integritetin e tij" dhe bëri thirrje që "drejtësia të hetojë personat e përfshirë". Ish-ministri i Drejtësisë në kohën për të cilën dëshmoi Dumani, thekson me një postim në rrjetin social Facebook se distancohet nga ky lajm i rremë dhe se detyra e tij nuk e parashikonte favorizimin e të dënuarve.
Në seancën e sotme Dumani rrëfeu edhe njohjen me bashkëpunëtorin tjetër të drejtësisë, Erjon Alibej. Dumani është në cilësinë e të penduarit dhe ka rrëfyer të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera në një dekadë, si dhe porositë që merrte për ekzekutime, me pagesa deri në 200 mijë euro.
Në GJKKO vijon procesi për dosjen e bujshme, ku ka disa të pandheur, të cilët i kundërshtojnë rrëfimet e kreut të grupit të vrasësve me pagesë, Nuredin Dumani.
Edhe seancën e kaluar, më 9 Janar, Dumani rrëfeu ndihmën që mori për t'u liruar, por edhe faktin se te lokali i të pandehurit Petrit Qoli mblidheshin politikanë dhe zyrtarë të njohur të kohës. Të pandehur të tjerë janë biznesmeni Gentian Sharra, Festim Qoli, Adrian Uzuni, dhe Skerdi Tase.
Në seancën gjyqësore në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”, ka vijuar dëshminë e tij i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili ka rrëfyer emrat e personave që Erjon Alibej i donte të vrarë.
Sipas Dumanit, në krye të listës me 10 emra, qëndronte Talo Çela.
“Erjon Alibej me dha një listë me 10 emra në krye të listës është emri i Talo Çelës. Ishte Altin Ndoci, vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, Emiljano Ramazani, Besmir Haxhia, Dorjan Shkoza. Ai tha që shënjestër ishte Besmir Haxhia. Për të vëllain e tij Vikktorin tha se ishte viktimë rastësore. Për të vëzhguar lëvizjet e Emiljano Ramazanit ai është shprehur se kishin përdorur një instruktore palestre”, ka thënë Dumani.
Kujtojmë se Ramazani u vra në 20 korrik të 2020 në garazhin e banesës së tij pasi kishte dal nga palestra.
Gjithashtu, më herët, Nuredin Dumani deklaroi para Gjykatës së Posaçme në një seancë më dyer të mbyllura se për t’u liruar nga burgu në 2014 e ndihmoi krushku i ministrit të Drejtësisë. Ai deklaroi se ndërmjetës ishte avokati Alban Bengasi dhe se për lirimin pagoi shumën prej 40 mijë eurosh.
“Më siguruan një raport mjekësor që me jepte vetëm 3 muaj jetë”, tha Dumani.
Në 2014 Dumani rezulton të jetë liruar nga burgu për arsye shëndetësore. Prej asaj kohe ai kryente vrasje me pagesë dhe mbi bazën e dëshmisë së tij SPAK goditi disa grupe kriminale dhe hodhi dritë mbi disa krime të rënda të ndodhura ne Elbasan, Tiranë e Durrës. Seanca e radhës për Plumbin e Artë do të mbahet të enjten në orën 10:00.
Deputeti Nasip Naço, ish-ministër i Drejtësisë
I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, dëshmoi sot në GJKKO në procesin “Plumbi i artë’, ku dha detaje për rrethanat se si u lirua një dekadë më parë pas arrestimit për pengmarrje, duke paguar 40 mijë euro tek avokati, nëpërmjet falsifikimit të raportit mjeko-ligjor.
Ai u shpreh se ky dokument ishte lëshuar nga mjeku nëpërmjet ndihmës që i dha edhe dhëndri i vëllait të ish-ministrit të Drejtësisë në atë kohë, Nasip Naço.
Menjëherë pas publikimit në dëshmisë, vjen edhe reagimi nëpërmjet rrjetit social Facebook i deputetit socialist (në atë kohë, 2014, ministër Drejtësie, i LSI), i cili shprehet se “distancohet nga çdo akuzë e bërë publike sot” dhe gjithashtu “ftonte organet e drejtësisë që të kryenin hetim të thelluar”.
“Distancohem nga çdo mashtrim, i bërë nga kushdo, individualisht apo në bashkëpunim, për të dëmtuar integritetin tim. Akuzat publike të bëra sot nuk përputhen me faktet reale të ushtrimit të detyrës sime si Ministër”, shprehet ai ndër të tjera.
Teksa kërkon që organet përkatëse të marrin masat ligjore ndaj çdo personi të përfshirë në këtë çështje nëse akuzat vërtetohen.
Postimi i plotë i Nasip Naços:
“Jam njohur sot nga mediat ku përmendet emri im. Dua të theksoj se:
1-Distancohem nga çdo akuzë e bërë publike sot dhe ftoj organet e drejtësisë që të kryejnë një hetim të thelluar mbi këtë rast. Nëse akuzat vërtetohen, organet përkatëse duhet të marrin masa ligjore ndaj çdo personi të përfshirë në këtë çështje.
2-Roli i Ministrit të Drejtësisë, sipas legjislacionit në fuqi, është i kufizuar. Ministri:
- Nuk heton,
- Nuk ngre akuza,
- Nuk pushon çështje,
- Nuk jep vendime fajësie apo pafajësie.
Detyra e tij lidhet vetëm me dhënien e lejeve të veçanta për të dënuarit, bazuar në ligj.
3-Gjatë ushtrimit të detyrës sime si Ministër i Drejtësisë, nuk kam miratuar asnjë leje të veçantë për subjektin në fjalë.
4. Distancohem nga çdo mashtrim, i bërë nga kushdo, individualisht apo në bashkëpunim, për të dëmtuar integritetin tim. Akuzat publike të bëra sot nuk përputhen me faktet reale të ushtrimit të detyrës sime si Ministër”.Postimi i Nasip Naços
Pse ngrefesh kot o Nasip? Ai po thote dhendri i vellait tend dhe jo dhendri jot. Te reagonin vellai ose dhendri i tij do kishte kuptim, po ti ç’pate? Ti je njeri shume i ndershem, tamam si virgjereshat qe dalin te Bishti i Zhurit ne Rrogozhine…
PërgjigjuNasip Naço KRYE HAJDUT dhe KRYE KRIMJNEL , që LËPIHET gjithmonè aty ku èshté PUSHT-eti !! FUNDËRRINA NASIP NAÇO në BURG dhe ti KONFISKOHEN PRONAT BANDITIT
Përgjigjupendimi eshte nje mjet i mire per te zbardhur krimet,,,dhe per te denuar autoret dhe oorositesit,,,qe te vejne mend te tjeret....
PërgjigjuNasipi nuk di gje, ceshtje dardhesh pas shpine. Keta jan te gjithe per ne giotin
PërgjigjuNaço ne ato kohna ishte me LSI e partis se shkatrrimit te kombit Shqiptar.Kurse ky krimineli ka ba shum krime meriton litarin!
Përgjigjunasipi cdo thote tani
PërgjigjuKjo është një metodë e kriminelëve të dali nga burgu me ndimen e gjobvënësit me bluza të bardha!Kështu doli nga burgu krimineli antari kryesor i grushtit të shteti në 98 Sali Lushaj si i sëmurë me sëmundje të pa shërueshme.
Përgjigju