‘Plumbi i artë’/ Nuredin Dumani vijon dëshminë në GJKKO: Një shef krimesh në Elbasan më informonte për Talo Çelën! Kërkonte 10 mijë euro në muaj

Nga banka e të akuzuarit, në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, vijon rrëfimin e krimevë të së shkuarës dhe bashkëpunimin me zyrtar të lartë të Policisë së Shtetit, të përfshirë me bandat. Kësaj here në seancën e radhës të “Plumbit të Artë” në GJKKO, i penduari rrëfeu pagesat e majme që i merrte një shef krimesh në këmbim të informacioneve të detajuara, 6 vjet më parë, për Talo Çelën, personin në kërkim për disa ngjarje kriminale nga SPAK.

"Në 2019-ën një shef krimesh në Elbasan që Henrik Hoxha e kishte shok, më jepte informacione për Talo çelen. Shefin ma prezantoi Henriku, ai kërkonte 10 mijë euro në muaj", tha Dumani. 

Nuredin Dumani u arrestua mbrëmjen vonë të 29 marsit 2022, vetëm pak orë pasi i shpëtoi një atentati, kur në fakt ishte nisur për të kryer një të tillë ndaj Oti Kilës së Elbasanit, vrasje e porositur nga një emër i njohur i botës së krimit në këtë qytet.

"Suel Çela ishte i interesuar për vrasjen e Oti Kilës. Ditën e ngjarjes isha vetëm në makinë, kur u qëllova isha shofer. Më qëlluan nga mbrapa. Më pas u ula te sedilja e pasagjerit në makinën X5 kur u plagosa. Oti Kilën e njihja personalisht, kam ndenjur me atë bashkë me vëllain tim. I kemi shitur një makinë dhe i kemi blerë një makinë", vijoi Dumani. 

Por, a i ka njohur Nuredin Dumani personat që i bënë prit dhe gati sa nuk i morën jetën?

"Autorët që më qëlluan nuk i kam njohur, pasi ishin të maskuar. Vetëm nga trupi shoferi më është dukur si Talo Çela", tha Dumani. 

Më tej, Dumani vijoi rrëfimin e përgatitjes për atentatin, duke treguar vendin ku bleu armën që do të përdorte për vrasjen e Oti Kilës, që mbeti në tentativë.

"Një ditë para ngjarjes bleva një kallashnikov dhe silenciator në Fier, Sandër Baho më njohu me shitësin. Ditën e ngjarjes kisha mitraloz me 200 fishekë dhe një kallashnikov. Mitralozin ma dha çuni i xhaxhait tim. Makinën për ngjarjen e bleva rreth 5-6 mijë euro, me thanë që ishte e vjedhur në Greqi, por nuk e di", u shpreh ai. 

Kur gjithçka doli jashtë planit dhe Dumani u pikas nga policia në Fier dhe u arrestua, në spital ku u dërgua për trajtim, pati disa vizitorë specialë.

"Kur jam arrestuar më çuan në Spitalin e Fierit, isha i plagosur. Pastaj shkova në Spitalin Ushtarak. Tre persona, Ardian Çipa, Tonin Vocaj dhe Kreshnik Ajazi erdhën të më takonin. Pas arrestimit, deklarimet e para i kam bërë të Spitali i Burgut", tha Dumani. 

I pyetur nga avokatët në seancë nëse ishte marrë në pyetje në Policinë apo Prokurorinë e Elbasanit pas arrestimit, Nuredin Dumani foli shkurt: Nuk u kam kthyer përgjigje të korruptuarve.

Xh.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

'Reforma në drejtësi, e paralizuar', Ilir Çepani: SPAK me themele të dobëta! Ka nevojë për riorganizim dhe të ndahet nga BKH

'Reforma në drejtësi, e paralizuar', Ilir Çepani: SPAK me themele të dobëta! Ka nevojë për riorganizim dhe të ndahet nga BKH