TIRANË - GJKKO rrëzon kërkesën e Suel Çelës për heqjen e masës së parë të sigurisë arrest në burg të caktuar ndaj tij në maj të 2022 pas operacionit Plumbi i Artë, informon gazetarja Keti Banushi.
Për Çelën një masë e dytë sigurie arrest në burg është në fuqi si drejtues i një organizate kriminale.
Në dosjen ‘Plumbi i Artë’, Suel Çela akuzohet për porositjen e dy atentateve të dështuara ndaj Lulzim Mashës dhe Elton Kilës i njohur si ‘Oti i Elbasanit’.
Në dosjen ‘Plumbi i Artë’, SPAK akuzon Suel Çelën si porositësi i një prej atentateve ndaj 'Otit të Elbasanit' më 29 mars 2022. Atentati i dështuar ndaj tij u zbardh pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili ishte një nga personat e rekrutuar nga Suel Çela për të kryer ekzekutimin.
Njëjtë dështoi edhe atentati ndaj Lulzim Mashës më 18 janar 2022, administrator i shkollës private ‘Ëillson’ pranë Liqenit Artificial në Tiranë. Nuredin Dumani ka dëshmuar se porosia për vrasjen e tij i është dhënë nga Suel Çela, por në fakt vrasjen e Lulzim Mashës e kërkonte një mik i Çelës, emrin e të cilit Dumani nuk e ka bërë të ditur, pasi ka dëshmuar se i kishte vetëm numrin e celularit.
Lajmi ne perditesim...