'Plumbi i Artë'/ Gjyqtarja i kërkon avokatit të Gentian Sharrës të heq dorë nga mbrojtja: Kemi lidhje familjare

'Plumbi i Artë'/ Gjyqtarja i kërkon avokatit të Gentian Sharrës të heq dorë nga mbrojtja: Kemi lidhje familjare

GJKKO

Seanca e dytë në themel e dosjes “Plumbi i Artë” po kthehet në një proces nga më të çuditshmit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

E teksa ezaurimi i gjyqtarëve ka sjell një trupë nga gjykatat me Juridiksion të Përgjithshëm të rretheve, këtë të enjte gjyqtarja e Durrësit Entela Shedula konstatoi papajtueshmëri në lidhjen familjare që ajo vetë kishte me një nga avokatët e të pandehurve.

Ajo iu drejtua avokatit të Gentian Sharrës me kërkesë që të hiqte dorë nga mbrojtja, pasi të dy pranuan njohjen dhe rrethanat familjare mes tyre. Por avokati Sokol Harizaj e konsideroi të papranueshme një kërkesë të tillë pasi është pajtuar prej kohësh për të mbrojtur interesat ligjore të Sharrës dhe nëse duhej të tërhiqej dikush, ligjërisht duhet të tërhiqet gjyqtarja.

Togat e zeza u tërhoqën për të marrë një vendim lidhur me këtë ngërç, duke u rikthyer me vendimin e pazakontë të përjashtimin e avokatit, duke i kërkuar të pandehurit të kërkojë një mbrojtës tjetër. Seanca e radhës u la më 29 mars në orën 11:00.

Seanca e parë dështoi në themel për shkak se nuk u plotësua trupi gjykues, teksa këtë të enjte munguan disa avokatë si dhe u konstatua papajtueshmëria e mësipërme.

“Plumbi i Artë”, zbardhi dhjetëra ngjarje kriminale pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, Skerdi Tases dhe Henrik Hoxhajt.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'