Në Gjykatën e Posaçme vijon gjyqi “Plumbi i Artë”, në fazën e dëshmive për vrasjet e nënë e bir, Fatmira dhe Elvis Dedja në Durrës. Në këtë seancë dëshmoi një prej të pandehurve, Agim Gjini.

Ai deklaroi se kishte punuar furnitor në karburantin që kishin Festim Qoli, në akuzë si porositës i 2 vrasjeve dhe Elvis Dedja. Sipas tij, Qoli dhe Dedja kishin hatërmbetje për një vajzë.

Ai tha se Fatmira Dedja është përkujdesur për djemtë dhe se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë vrarë. Gjini tregon se është takuar me Festimin pas vrasjes së Elvisit, dhe se ai kishte frikë se mos e vrisnin.

Agim Gjini: Kam qenë furnitor në një pikë karburanti në dalje të Shkozetit. Më punësoi Festim Qoli, me të u njoha në shkollë në 8-vjeccare. Elvis Dedjan e kam pas njohur, e kishim mik unë dhe Festimi. Elvisi ishte ortak me Festimin, menaxher ishte Kujtim Hasa. Gjatë kohës që punoja në karburant kishte një hatërmbejtje për një vajzë, mes Festimit dhe Elvisit. Elvisit i thërrisnin “Loshi”, ai punonte me lloj lloj gjërash. Me drogë.

Për vrasjen e Elvis Dedja e dëgjova te karburanti, erdhi policia dhe më arrestoi. Jam takuar me Festim Qolin pas vrasjes së Elvisit, disa dite pas ngjarjes. Festim Qoli është thirrur në polici për këtë çështje. Fatmira Habilin, nënën e Elvisit e njihja, e kam takuar , i kam bërë yzmet dhe na ka bërë. Ajo vinte rrallë në karburant. Fatmira nuk më ka thëne se ku dyshonte për vrasjen e të birit. Rrinte me Festimin, marrëdhëniet i kishte të mira. Elvisi ka pasur një BMË. Festim Qoli ishte pronar i biznesit bashkë me Elvisin. Marrëdhëniet mes tyre kanë qenë shumë të mira.

Nuk shkonin mirë vetëm për punën e femrës. Nuk donte që Elvisi ta merrte atë sepse kishte shkuar Festimi me të. Nuk e di kush e vrau. Ditën që ndodhi ngjarja, unë kisha babain pa qejf që më ndërroi jetë pas disa ditësh, kam qenë të shumica ne supermarket mora ushqime për ti dërguar te lokali. Pika e karburantit kishte dhe lokal, mora ujë kafe… pastaj më arrestoi policia. Kujtim Hasa punonte në lokal, kishte dhe punonjës të tjerë nuk më kujtohen emrat. Vrasja ndodhi në Malin e Robit, nuk shkova në vendngjarje. Për gjysmë ore e mora vesh ngjarjen.

 I kisha takuar dhe viktimën dhe Festimin, te karburanti. Petrit Qoli vinte te karburanti e takonim përditë. Më shoqëruan ditën e ngjarjes dhe më morën në pyetje në polici. Na morën shenjat e gishtave, na morën dëshminë dhe kaq. Festimin e takova pas vrasjes, folëm për ngjarjen. Ai kishte frikë për ngjarjen që ndodhi, kishte hall se mos vriste njeri dhe atë. U paraqit dhe Festimi në polici për tu pyetur. Deri më sot, kam pas marrëdhënie të mira me Festimin, para se të arrestohesha. Pas vrasjes së Fatmira Dedës, Festimin e kam parë me automjet tip Lincoln.

Në gjyq dëshmoi edhe mjeku që ndihmoi Nuredin Dumanin pas plagosjes të kthesa e Cërrikut. Sipas tij, dikush i panjohur e mori në telefon. Drejt vendit ku qëndronte Dumani e shoqëroi një person që çalonte dhe se atje ndodhej dhe një vajzë.

Rrugës i kërkuan që të mos fliste me askënd për atë që do të shihte, por sipas tij nuk ia merrte mendja se personi i plagosur ishte Nuredin Dumani, personi kyç që zbardhi me dhjetëra ngjarje kriminale më pas.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:21
‘Plumbi i Artë’/ Atentati ndaj Nuredin Dumanit, dëshmon në GJKKO doktori që e ndihmoi: Më kërkuan të mos flisja me askënd! Në banesë ishte dhe një vajzë

Ne seancën e radhës të zhvilluar për dosjen ‘Plumbi i Artë’ ka dëshmuar dhe doktori, i cili ka shkruar për të ndihmuar, dikur vrasës me pagesë dhe sot të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin, pas një atentati që i ishte bërë në kthesën e Cërrikut në Fier.

Doktori tregon se një numër i panjohur e mori në telefon. Drejt vendit ku qëndronte Dumani e shoqëroi një person që çalonte dhe se atje ndodhej dhe një vajzë. Rrugën i kërkuan që të mos fliste me askënd për atë që do të shihte.

Doktori tregon se nuk i shkoi në mendje se Dumani ishte ai që ishte shpallur në kërkim.

Mjeku: me mori dikush një numër ne tel me tha ka nevojë një njeri për mjekim ne shtëpi, me shoqëroi një person qe çalonte me tha çfarë do shohësh këtu ske punë me fol jashtë. Ne banese ishte dhe një vajze, nuk asistova ne ndihme mjekësore por i thashë se duhet te operohej. Kur ika me marre makinën tek spitali kam par qe me ndiqte një person nga mbrapa. Nuk mendova qe ishte ai qe flitej ne televizor pasi nuk përputhej pamja.