Ne seancën e radhës të zhvilluar për dosjen ‘Plumbi i Artë’ ka dëshmuar dhe doktori, i cili ka shkruar për të ndihmuar, dikur vrasës me pagesë dhe sot të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin, pas një atentati që i ishte bërë në kthesën e Cërrikut në Fier.

Doktori tregon se një numër i panjohur e mori në telefon. Drejt vendit ku qëndronte Dumani e shoqëroi një person që çalonte dhe se atje ndodhej dhe një vajzë. Rrugën i kërkuan që të mos fliste me askënd për atë që do të shihte.

Doktori tregon se nuk i shkoi në mendje se Dumani ishte ai që ishte shpallur në kërkim.

Mjeku: me mori dikush një numër ne tel me tha ka nevojë një njeri për mjekim ne shtëpi, me shoqëroi një person qe çalonte me tha çfarë do shohësh këtu ske punë me fol jashtë. Ne banese ishte dhe një vajze, nuk asistova ne ndihme mjekësore por i thashë se duhet te operohej. Kur ika me marre makinën tek spitali kam par qe me ndiqte një person nga mbrapa. Nuk mendova qe ishte ai qe flitej ne televizor pasi nuk përputhej pamja.


Lajmi kryesor:

‘Plumbi i Artë’/ Vrasja e Elvis Dedajt, dëshmon në GJKKO shoku i viktimës: Zihej me Festim Qolin për një femër! Qoli kishte frikë se e vrisnin më vonë