Për tre muaj rresht Edi Rama më kot është munduar të fshehë mosmarrëveshjet që ka me bashkëdrejtuesin e koalicionit të majtë. Krisja nisi në çastin kur filluan të numëroheshin votat e zgjedhjeve për pushtetin lokal. Koalicioni qeverisës nuk kishte funksionuar plotësisht në terren. Pati bashki ku humbën kandidatët e majtë për shkak të mosmarrëveshjeve mes PSdhe LSI. Kandidatët që u penalizuan ishin kryesisht të partisë së Metës. Fillimisht u mendua se në ditët që pasuan 21 qershorin do të davariteshin retë e stuhisë që niste me keqkuptime dhe paralajmëronte stuhi.
Pak nga pak opinion publik filloi të kuptojë se Rama nuk e kishte shitur Metën. Humbja në disa zona kishte ndodhur ose për shkak të pazareve që kishin bërë pashallarët lokale të PS ose kandidaturat nuk kishin qenë të duhurat. Kjo situate nuk do ishte përkeqësuar nëse LSI nuk do kishte rritur peshën e saj elektorale 50 përqind më shumë se zgjedhjet e dy viteve më parë. Kjo shifër duket se krijoi nervozizëm si tek Rama ashtu dhe tek Meta.
Kryetari i PS duhet të jetë ndjerë i shqetësuar për rritjen e aleatit të tij. Po ashtu dhe Meta duhet të ketë munduar se përfaqësimi i LSI në pushtet nuk reflekton rritjen galopante të partisë së tij. Gjatë stinës së gjatë të pushimeve të dy janë dominuar nga emocionet. Mungesa e komunikimit i la hapësirë spekulimeve. Boshllëkun e krijuar në komunikimin mes tyre u ngutën ta mbushin një çetë spekulantësh. Eshtë e njëjta bandë që prej më shumë se dhjetë vjetësh ka kapur për fyti financat publike
Menduan se erdhi sërish ora e tyre.
Janë të njëjtat fytyra të diskredituara që ditën bënin tenderat dhe natën nxirrnin në televizionin e tyre manipulatorët e opinionit publik. Për hir të vërtetës qeveria aktuale nuk u ka future ndonjë gjemb në këmbë. Por bulimia duket se është sëmundje që nuk kurohet. Menduan se mund të kthejnë sërish parajsën e tyre që e humbën dy vjet më parë. Kërkojnë të largojnë më çdo kusht Metën nga qeverisja. Ky do ishte hapi i parë i një reaksioni zinxhir që ata besojnë se do ta çojë të majtën e bashkuar sërish në opozitë. Për këtë arsye kanë nisur këtë operacion të ethshëm që me shumë gjasa do tu kthehet në boomerang.
Pak nga pak po zbulohet se kush po tërheq fijet e skandalit të CEZ. Janë klientët e qeverisë së mëparshme. Duhet të jenë të përlyer në gjithçka gjersa nuk gjetën ndonjë afere tjetër përtej kësaj të borxheve të CEZ. Flitet nga mëngjesi në mëngjes për firmën DIA, administratori i të cilës është arrestuar nga kjo qeveri për mashtrim dhe pastrim parash,ndërkohë askush nuk flet për gjashtë kompanitë e tjera të cilat kanë përfituar në të njëjtën mënyrë. Madje njëra pre tyre duket se ka qenë më e privilegjuara. Merrte 50 përqind komision sukses për paratë që jo privatët por entet shtetërore i detyroheshin kompanisë ceke. Pra për të fituar dhjetëra milionë euro mjaftonte një kafe pune me ministrin Bode dhe me dijeni te Berishës.
Këta klientë të qeverisë me njërën dorë i jepnin dhe me tjetrën i merrnin. Skemë e pacipë zhvatjeje. Në këtë gurgule nuk kishte si të mos përfshiheshin dhe pronarët e kinostudios “shit tulla bli ilaçe”, bashkë me mercenarin e tyre të përhershëm. Së fundi kanë nxjerrë teorinë e koalicionit me bazë te gjerë, pra PS dhe PD të bashkëqeverisin.
Kjo është e vetmja mënyrë për të shmangur rolin e Metës. Flasin për parime por i vetmi qëllim është krijimi i një terreni për të bërë sërish plaçkë. Janë të njëjtët që bërtisnin me të madhe dy vjet më parë se “u bashkuan gjithë qelbësirat kundër Berishës”.
Ky koalicion që po përpiqen ta ndërtojnë në hollet e hoteleve të Tiranës është krejt i kundërt me ADNe dy partive të mëdha. Cdo devijacion gjenetik pjell monstra. Një koalicioni i tillë nuk është në interes të askujt, ca më tepër të qytetarëve të cilët kanë votuar për pasur një qeveri funksionale dhe një opozitë të fortë. Rama dhe Basha duhet ta refuzojnë këtë grackë.
Kryetari i Partisë Socialiste duhet ta ketë mësuar një parim fiziologjik, refleksin e Pavllovit. Nëse e vendos dorën mbi një stufë që djeg instinktivisht nuk e nuk e vendos sërish në të njëjtin vend. Dhe kjo ka ndodhur që nga viti 2005. Sa herë e majta ka qenë e ndarë, PD ka qenë në qeveri. Bashës gjithashtu nuk i intereson kjo skemë që i serviret.
Nëse do bashkonte votat me një qeveri te PS do çonte PD në forcën e tretë politike në vend.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com