'Po bëhem legjendë e klubit në Spanjë', Myrto Uzuni: Një ditë do kthehem te Ferencavos

'Po bëhem legjendë e klubit në Spanjë', Myrto Uzuni: Një ditë do kthehem te Ferencavos

Myrto Uzuni me numrin 10 në uniformë

Sulmuesi i Kombëtares dhe Granadas, Myrto Uzuni është pranë shkrimit të emrit si shënuesi më i mirë i klubit spanjoll në histori. Në një bisedë për median hungareze 'Frahi.hu', beratasi pranoi se një ditë do rikthehet te ish-ekipi i tij, Ferencvaros në Hungari.

Me 40 gola të shënuar, Uzuni është vetëm katër gola larg për t'u bërë një legjendë e klubit të Granadas.

"Ndihem shumë mirë në Granada. Qyteti, tifozët, ekipi janë gjithashtu të mrekullueshëm. Fatmirësisht loja po ecën mirë, kam shënuar 40 gola deri më tani, ndaj jam katër gola larg të qenit lojtari më i suksesshëm i klubit (Uzuni paraprihet vetëm nga marokeno-francezi Youssef El Arabi, i cili shënoi 44 herë në 134 ndeshje). Jam pranë të përmendem në mesin e legjendave të klubit. Nuk është e tepruar të thuhet se fansat më mbajnë në 'pëllëmbë të duarve'", tha fillimisht beratasi.

Më pas ai u ndal të komentonte ish-ekipin, Ferencvarosin në Hungari, duke thënë se kontakton shpesh me drejtuesit dhe një ditë do të rikthehet në ekip.

"Kur u largova nga Budapesti gati tre vjet më parë, ajo lamtumirë nuk ishte përgjithmonë. Siç e thashë edhe më parë, një pjesë e zemrës sime do t'i përkasë gjithmonë atij ekipi. Çfarë mund të them? Deri më sot, jam në kontakt me presidentin Tamas Hajnal dhe Gabor Kubatov.

Ata gjithashtu më dërgojnë mesazhe rregullisht dhe unë i përgëzoj gjithmonë kur arrijnë rezultate dhe suksese të mira. Gjatë kohës që luaja aty, mund t'u drejtohesha për çdo gjë, ata ishin gjithmonë aty për mua. Jam i sigurt që një ditë do të kthehem në Ferencváros, nuk kam asnjë dyshim për këtë", tha Uzuni.

29-vjeçari luajti me Ferencvaros nga gushti i 2020 deri në janarin e 2022, kur u bashkua me Granadan për 4 milionë euro. Kontrata e tij me spanjollët vlen deri në qershorin e 2026.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet