Angli/ Po bënte shëtitje në qendër të qytetit, për të dytën herë mbreti Charles sulmohet me vezë (VIDEO)

Angli/ Po bënte shëtitje në qendër të qytetit, për të dytën herë mbreti Charles sulmohet me vezë (VIDEO)

Charles III

Mbretin Charles III e ka pritur sot një ‘surprizë’ e pakëndshme, teksa po shijonte shëtitjen e tij në qendër të qytetit Luton në Angli. Një person afrohet dhe i hedh një vezë. Siç raportojnë mediat britanike, autoritetet tashmë kanë arrestuar të dyshuarin, rreth 20 vjeç.

“Sulmohet me vezë për herë të dytë djali i madh i mbretëreshës së ndjerë Elizabeth” , shkruan “Daily Mail”.

Policia e Bedfordshire ka njoftuar se autoritetet po marrin në pyetje njeriun që dyshohet se hodhi vezën ndaj monarkut.

Kujtohet se më 9 nëntor, Charles dhe gruaja e tij mbretërore, Camilla Parker Bowles, u sulmuan me vezë gjatë vizitës së tyre në New York.

“Ky vend është ndërtuar mbi gjakun e skllevërve ”, bërtiti autori, i cili u arrestua menjëherë nga autoritetet britanike.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë